Parashikimi i motit: 4 prill 2021 0 15

Reshjet vijojnë deri në mesditë, kryesisht në veri dhe qendër, ndërsa reshje të pakta në zonat jugore. Pasditja largon reshjet gradualisht drejt kufirit lindor, duke sjellë në territor mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 3-4 gradë gjatë mëngjesit, duke shënuar deri -2 gradë në zonat malore verilindore. Rënia vijon akoma më e theksuar gjatë pjesës së dytë të ditës, duke ulur vlerat maksimale deri në 5 gradë në verilindje, ndërsa maksimumi në rang vendi ulet në 15 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në brigjet detare nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës, ndërsa në det vijon dallgëzimi 5 ballë, kryesisht në brigjet jugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.