Paparazzi kap MAT në qendrën e votimit Luana Vjollcën! 0 25

Në orën 07:00 të ditës së djeshme nisi procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë Shqipërinë.

Teksa qytetarët në të gjithë vendin ishin drejtuar në qendrat e votimit për të dhënë votën e tyre, vëmendjen e kanë marrë edhe postimet e shumta të personazheve vip që bënin thirrjet e tyre që të gjithë ndjekësit e tyre të votojnë!

Ndër të parat që “gjallëruan” këtë ditë edhe me pak batutë ishte moderatorja e njohur Luana Vjollca. E cila publikoi një fotografi me veshje plazhi në natyrë teksa mbishkrimi ishte epik.


“Rrugës për votim,” shkruan ajo me nota humori për arsyen se sot vërtet temperaturat ishin shumë të larta.  Mirëpo në fakt pjesën e votimit e kishte seriozisht dhe këtë e zbuloi edhe më vonë me një video në InstaStory duke shkuar me makinë për të bërë zgjedhjen e saj duke shkruar:

“A ju thashë që jam rrugës për të votuar?”


Më pas ajo publikoi edhe foton me provë që vërtet votoi. 


Edhe motra e saj e famshme, Marina Vjollca tregoi se ka votuar bashkë me bashkëshortin e saj Getoar Selimi. Këtë e zbuluan me anë të fotos më poshtë.


Mirëpo këtë herë “paparazzi” i afterparty.al ka arritur të sigurojë një foto të showgirl-it Luana Vjollca nga zyrat e votimit. Moderatorja shihet e veshur mjaft “class” si gjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 10

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.