Pandemia, Komiteti Teknik vendos vijimin ”pa afat” të të njëjtave masa kufizuese 0 36

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi pas mbledhjes së zhvilluar sot që të vijojë me të njëjtat masa kufizuese të vendosura tre javë më parë.

Ekspertët kanë gjykuar se “masat mesatare” të kufizimit kanë dhënë efekte për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe për këtë do të vijohet të mbeten në fuqi “pa afat” masat e kufizimit të lëvizjes dhe aktiviteteve të bareve dhe restoranteve në fashon e orës 22:00-06:00.

Gjithashtu do të vijohet të mos lejohen tubimet politike, konferencat, grumbullimet me më shumë se dhjetë persona, festimet familjare si datëlindje apo dasma, apo dhe ceremonitë mortore, ndërkohë që mësimi në universitete do të vijojë online, ndërsa ai i cikleve të tjera parauniversitare me mësim të alternuar.

“Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive morteore përtej atyre familjare. Do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përvecc shërbimit delivery,” – zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.about:blank

“Vendi po vijon me intensitet të lartë të infeksionit, incidenca mbetet e lartë ajo ka shkuar në 347 raste për 100 mijë banorë. Javën e fundit është vënë re prirje në ulje dhe kjo është reflektuar me 1.1 herë më pak se javën paraardhëse. Duhet theksuar se qarku i Tiranës, Gjirokastrës dhe Lezhës janë më problematikët, masat kanë treguar një farë ndikimi,” – u shpreh ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Gjatë konferencës për shtyp, zëvendësministrja Rakacolli, hodhi poshtë pretendimet kinse Komiteti Teknik i ka kërkuar qeverisë mbylljen e përgjithshme për fundjavën.

Ajo tha se nuk është diskutuar dhe as propozuar diçka e tillë. Rakacolli siguroi se momentalisht të gjitha aspektet e pandemisë po mbahen nën monitorim dhe nëse do të ketë përkeqësim të mëtejshëm të situatës, masat do të rishikohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 9

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni 0 4

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të postimeve në rrjetete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.