Organizoi protestën bashkë me shokët e tjerë të Klodian Rashës, policia shpall në kërkim Stresin 0 33

Stresi është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës që u organizua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës. Reperi tha se ai ka qenë një nga organizatorët e protestës dhe ndaj është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar edhe 3 shtetas e ka proceduar penalisht 4 të mitur. Mbi Ndaj reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme Stresi u shpreh se e ka pasur mik Klodian Rashën, ndaj ishte ndër të parët personazhe të njohur që u përfshi në protestë.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje”, deklaroi ditën e djeshme reperi.

Ndërkohë ai mori edhe lëndime gjatë protestës dhe menjëherë pasi u kurua u rikthye sërish. 25-vjeçari Klodian Rasha u vra në mesnatë nga një efektiv policie, pasi kishte shkelur orën policore. Nga ekspertiza që u bë publike ditën e djeshme rezultoi se polici kishte qëlluar 2 herë me armë dhe plumbi që Klodiani mori në shpatull i mori jetën./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” 0 17

Shumë nga vajzat e perputhen kanë qenë dhe më parë pjesë e projekteve të ndryshme, si Melisa, Sara, Ana dhe Tea.

Së fundmi është zbuluar se edhe Aristela ka qenë pjesë e televizionit.

Nëse jeni kuriozë të dini se në cilin program ka qenë konkurrentja, po ju tregojmë se ajo dikur ka qenë pjesë e ”Hostel by Anabel”.

Katër shenjat e horoskopit që nuk e duan martesën 0 14

Dashi

Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen. Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

Binjakët

Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjakë e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

Ujori

Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujor largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.