Operacioni antidrogë në Skrapar, Çuçi: Godasim çdokënd që tenton të përfshihet në paligjshmëri, vetëm kështu ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt 0 23

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin antidrogë në Skrapar që u përmbyll me 23 masa sigurie ng GJKKO për funksionarë publikë, policë dhe të implikuar në kultivim.

Çuçi thotë se operacioni u shtri në kohë në të gjitha hallkat e zinxhirit teksa thekson se është ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia.

Ai shpreh bindjen si Ministër i Brendshëm për të goditur çdokën që tenton të përfshihet në paligjshmëri dhe për t’i përballur me drejtësinë.

STATUSI NGA BLEDI ÇUÇI

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.null

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.

Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë 🇦🇱

JavaScript SDK

//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 3

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.