Operacion ndërkombëtar ”Bosfori’, sekuestrohen 1 mijë e 776 armë ilegale nga Turqia, mes 24 vendeve europiane kontrolle edhe në Shqipëri 0 59

EUROPOL ka organizuar një operacion ndërkombëtar të quajtur ”Bosfori” ku është goditur trafiku ilegal i armëve të prodhuar në Turqi.

Në total janë sekuestruar 1 mijë e 776 armë teksa operacioni është shtrirë në 24 vendeve europiane, përfshirë Shqipërinë dhe ka zgjatur nga 2 nëntori në 11 nëntor.

EUROPOL informon se kontrolle të shumta ka pasur në Shqipëri, Greqi, Portugali e Rumani ku janë kontrolluar plot 81 shtëpi të dyshuara se depozitonin këto armë ilegale.

REZULTATET E OPERACIONIT

11 arrestime;
191 armë zjarri;
3 mijë 714 gëzhoja municioni;
sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;
paketat e cigareve të stampuara;
1 automjet;
164 copë piroteknikë;
dokumente false të identitetit.

VENDET QË U PËRFSHINË NË OPERACION

Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqi, Hungari, Letoni, Lituania, Luksemburg, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugail, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!