ONM kërkoi ankimimin e vendimit për gjyqtarin Genti Shala, Komisionerët Publikë përplasen me njëri-tjetrin; Darjel Sina refuzon, kolegu i tij dorëzon padinë në KPA 0 57

Gjyqtari Genti Shala

Kërkesa e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimitkërkoi dje nga Komisioneri Publik që të ankimonte në KPA vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit të Tiranës Genti Shala, ka përplasur dy Komisionerët Publikë, Darjel Sina e Florian Ballhysa, raporton newsbomb.al.

ONM peretendon se ka disa të dhëna për gjyqtarin Shala të cilat duhet të merren parasysh dhe ai të kalojë përsëri në rivlerësim. Ndër to, ONM thotë se ka pranuar një denoncim anonim për gjyqtarin e Apelit të Tiranës vetëm dy ditë më parë, më datë 10 nëntor.

Mirëpo, kjo kërkesë ka përplasur dy Komisionerët Publikë, Darjel Sina dhe Florian Ballhysa. 

Në qëndrimin e tij publik kundër ankimimit të vendimit të KPK për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Genti Shala, komisioneri Darjel Sina ka thënë se e ka analizuar çështjen me ekipin e tij dhe kanë dalë në përfundimin se vendimi i Komisionit ishte i drejtë. 

Më tej, ai ka thënë se ka marrë rekomandimin e ONM për të ankimuar çështjen, por pasi e ka shqyrtuar atë, nuk ka gjetur elementë që do e bënin të ndryshonte mendim. Ai shprehet se denoncimi që gjytari kishte pasuri të padeklaruara nuk sillte prova.

“Nga përmbajtja e rekomandimit, i vetmi element i ri që gjendet brenda tij është një denoncim anonim, i cili nga përmbajtja e tij nuk rezulton se sjell prova të reja për subjektin e rivlerësimit”, shprehet Sina.

Pas rekomandimit të ONM-së dhe refuzimit të Sinës, komisioneri Florian Ballhysa ka marrë në dorë çështjen dhe ka ushtruar ankim. Në qëndrimin e tij, Ballhysa bazohet plotësisht në rekomandimin e ONM-së dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rihetojë gjyqtarin Shala, përfshi denoncimin anonim dhe një kontratë huaje të vitit 2015, që rezulton e pahetuar nga KPK.

Ballhysa kërkon gjithashtu që denoncimi duhet të vlerësohet nga Kolegji. “Komisioneri Publik vlerëson se ky denoncim duhet shqyrtuar gjatë procedurës gjyqësore në Kolegj, pasi pretendohet për pasuri të padeklaruar, të fshehur të subjektit të rivlerësimit, që për shkak të momentit të paraqitjes së denoncimit, nuk ka qenë i mundur të hetohej”, shprehet ai në ankim, shkruan newsbomb.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.