Nxitoi e para t’i uronte rikthimin, por çfarë fshihet pas komentit të Morenës për Feron? 0 37

Fero u rikthye sërish në rrjete sociale dhe sot bëri një paralajmërim të fortë për gjithë ndjekësit e tij. Reperi tregoi se do të publikojë një këngë të re, për të cilën duhet të ketë punuar gjatë kësaj kohe që ka qenë i shkëputur nga rrjetet sociale. Fero zbuloi se kënga e re do të mbajë titullin “Italy” dhe do të publikohet ditën e premte.

Menjëherë pas këtij postimi të shumtë ishin ndjekësit që e uruan reperin për rikthimin. Mes tyre ra në sy edhe komenti i këngëtares tjetër të njohur, Morena Taraku.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Por duket se ky koment nuk ka qenë i rastësishëm, sepse dyshja e njohur do të kenë së shpejti një projekt të perbashket. Morena dhe Fero do të vijnë me një bashkëpunim së shpejti. Ata kanë vendosur të bashkojnë forcat bashkë për një këngë, por ende nuk dihen shumë detaje në lidhje me të.

Fero kishte rezervuar edhe një surprizë për të gjithë në ditën e Pavarësisë. Ai erdhi me një super bashkëpunim që nuk e priste askush. Reperi bashkoi forcat me Veli Sahitin të grupit Trix për këngën ‘Liria ka emër’ , ku vjen ndryshe nga ai që kemi parë deri tani. Gjithashtu pritet që shumë shpejt Fero të sjellë një bashkëpunim me Stresin. Ishte ky i fundit ai i cili para pak javësh publikoi një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.