Nxirren armët në Lezhë, raportohet për të plagosur pranë një lokali 0 111

Plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe flitet për një plagosur.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e ngjarjes. Një person i plagosur është nisur në spital.

Dyshohet se para nxjerrjes së armëve ka pasur një konflikt verbal dhe fizik që ka sjellë edhe plagosjen./BW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve/ Nga nesër ndryshon ora policore, Manastirliu: Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe 0 4

Ndryshon ora policore, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur vendimet e reja.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe./BW

Veliaj dhe Rama me të rinjtë te “Tumo Center”: 350 bursa për fëmijët në nevojë të apasionuar pas teknologjisë 0 5

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama patën mëngjesin e sotëm një takim me të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë në “Tumo Center”. Veliaj theksoi se të flasësh për teknologjinë do të thotë të flasësh për të ardhmen. Ai dha lajmin e mirë se janë dhënë mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, 12-18 vjeç, që do mund të ndjekin falas mësimet për teknologjinë në Tumo Center.

“Sapo kemi miratuar mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, nga 12 deri 18 vjeç. Janë bërë bashkë me qeverinë, Bashkinë dhe ADF-në edhe disa nga bankat e nivelit të dytë. Ajo që u kemi thënë është: sa harxhoni para marketingu për billboarde, që kanë pak duk, sikur të investojmë në 350 djem dhe vajza, nga mosha 12-18 vjeç, të cilëve ua paguajmë sot kurset, por nesër ata do t’ju qepen nga pas për të bërë praktikën në bankat tuaja dhe potencialisht do të bëhen stafi juaj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se aktualisht “Tumo Center”, që ndodhet përkohësisht te “Air Albania” ka një kapacitet prej 500 nxënësish, te Piramida, e cila do të jetë vend ii përhershëm i qendrës së teknologjisë, do kenë mundësi për të studiuar rreth 5 mijë nxënës të tjerë.