Nuk pritej! Roza Lati ofendon Keisin, Stresi nuk përmbahet dhe i kthehet KEQ: Vajza si ty…[VIDEO] 0 32

Stresi dhe Roza Lati ishin miq të mirë e kishin respekt ndaj njëri-tjetrit derisa mbrëmjen e djeshme reperi ka shpërthyer keq ndaj moderatores. Shkak është bërë intervista e fundit e Rozës tek emisioni “Rudina”, ku moderatorja gjatë një loje duhej të zgjidhte një emoji për çdo personazh. Kur erdhi rradha e Stresit dhe e Keisit, Roza zgjodhi emojin zemër për Stresin duke thënë se ai është djalë shumë i mirë dhe korrekt ndërsa për Keisin zgjodhi emojin e jashtëqitjes.

 

Stresi e publikoi këtë moment në Instastory duke i shkruar Rozës: “Roza si do ndiheshe të ofendoj nënën ty? Keisit s’i vijnë as te themra vajza si ty”.

-640-0-6029bd412725e.jpg

 

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e Rozës me Keisin nuk ka qenë aspak e mirë pas skeçit që Stresi e Roza realizuan në “Why not”. Keisi nuk e pëlqeu aspak skeçin dhe mes dy vajzave pati një sherr me postime në Instagram vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 11

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.