Nuk paskan të sosur/ Në Indi shfaqet mutacioni i dyfishtë i Covid 0 16

India e përballur me numrin më të lartë ditor të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi këtë vit, raportoi shfaqjen e një variant te ri të tij, I cili është përshkruar si një “mutacion i dyfishtë”.

Ky varianti është gjetur në më shumë se 200 kampionë në shtetin perëndimor Maharashtra. Ekspertët e shëndetësisë janë treguar megjithatë të kujdesshëm të mos japing alarmin, pasi mutacioni sipas tyre nuk është zbuluar në një numër aq të madh rastesh sat ë shkaktojë panik.

Termin “mutacion i dyfishtë”, epidemiologët e përdorën për t`iu referuar faktit që tek mutacioni në fjalë janë dalluar karakteristikat e dy varianteve të tjera tashmë të identifikuara.

“Nuk është një term shkencor, është thjesht një mutacion tjetër deri me sa duket, unik për Indinë”, tha Ramanan Laxminarayan, themelues i Qendrës për Dinamikën e Sëmundjeve, Ekonomisë dhe Politikës në New Delhi. Nuk dihet ende me saktësi nëse ai është më infektues dhe vdekjeprurës se mutacionet  e mëparshme.

Dy vaksinat e aprovuara për përdorim në Indi, ajo e zhvilluar nga AstraZeneca dhe universitet i Oksfordit dhe tjetra e krijuar nga kompania vendase Bharat Biotech – janë efikase kundër variantit britamnik dhe atij Brazilian të Sars Cov 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.