Nuk mungon urimi i Merkel: Shpresoj të bashkëpunoj me Presidentin Biden, miqësia transatlantike e domosdoshme për të përballuar sfidat e mëdha 0 32

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar Joe Biden duke e konsideruar që tani President të SHBA.

Merkel në një deklaratë zyrtare me shkrim nëpërmje zëdhënësit të qeverisë federale gjermane thotë se amerikanët zgjodhën tashmë dhe ajo shpreson të bashkëpunojë më Presidentin Biden.

Për më tepër ajo kujton se miqësia transatlantike është shumë e domosdoshme për të përballuar sfidat e mëdha të kohëve të sotme./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Takim me strukturat e PR në Njësinë Nr.3, – kryetari i PR bëri thirrje për një kujdes të veçantë nga Pandemia e Covid 19. 0 13

Që në fillim të takimit me strukturat e PR në Njësinë Nr.3, – kryetari i PR bëri thirrje për një kujdes të veçantë nga Pandemia e Covid 19.

Shumë jetë kanë humbur, dhe shumë të tjerë kanë kaluar vështirësi të mëdha shëndetësore, dhe pamundësi financiare, për t’u përballur.

Kostoja e kurimit të COVID është disa herë më e lartë se paga mesatare mujore, dhe papunësia e varfëria ka rënduar më shumë këtë situatë.

Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare.

Rama ka shkatërruar çdo mundësi mirëbesimi dhe bashkëpunimi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si asnjëherë më parë, nuk ka një reformë zgjedhore, për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Me qëllim të qartë manipulimi, ai ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor pa opozitën, në kundërshtim me kërkesat e Bashkimit Europian dhe kushteve të Gjermanisë.

Për këtë arsye, vendet anëtare të BE, janë kundër hapjes faktike të negociatave ndërmjet konferencës ndërqeveritare, që pritej të zhvillohej, nëse Shqipëria do të plotësonte kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman.

Ndryshimet kushtetuese që bëri Rama, nuk janë praktikë e asnjë vendi të NATOs, apo vendeve që duan të bëhen pjesë e BE.

Edhe Putini, që Rama kërkon të imitojë, e ndryshoi Kushtetutën me referendum.

Regjimi I korruptuar në pushtet, nuk ka asgjë të përbashkët me BE-në, sepse Bashkimi Europian është çdo gjë e kundërt me atë që ka ndërtuar Rama, është respekt për qytetarët, Kushtetutën, ligjin, institucionet, është luftë kundër korrupsionit dhe krimit, është standart ekonomik dhe social.

 

 

Tërmeti tragjik/ Varhelyi publikon pamjet e trishta nën rrënoja: BE vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, rindërtimi transparent 0 9

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, jep një mesazh në 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë, teksa publikon publikon pamje të trishta nga rrënojat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Varhelyi shkruan se edhe pas një viti Bashkimi Evropian vijon të qëndrojë pranë Shqipërisë, duke ndihmuar në rindërtimin e shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian në shkurt, Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore. E rëndësishme është që rindërtimi pas tërmetit ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë”, thekson komisioneri.

 

(BalkanWeb)