Nuk mund të rrinë të ndarë për asnjë moment! Dua Lipa dhe Anwar Hadid e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel 0 38

Dua Lipa dhe Anëwar Hadid nuk mundet të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri, ndaj lidhjen e tyre e kanë çuar në një tjetër nivel. Këngëtarja ka vendosur që ditët e fundit të vitit t’i kalojë në Amerikë për të qenë pranë të dashurit të saj. Dua do të fluturojë drejt SHBA-ve dhe aty do të qëndrojë për disa ditë me Anwar dhe familjen e tij.

Megjithatë mbrëmjen e Krishtlindjes ajo do e kalojë në prani të familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar, sepse sipas këngëtares ata e kanë si traditë që të festojnë të gjithë së bashku.

Mendoj se do të udhëtojë në SHBA dhe të kalojë Krishtlindjen me të dashurin tim. Por Vigjilja e Krishtlindjes është diçka që unë dhe famlja ime e festojmë vërtetë. Kjo është tradita ime, kështu që do e kaloj me ta”, është shprehur këngëtarja.

Megjithatë mbrëmja festive nuk do të vazhdojë gjatë për Duan, sepse menjëherë pas Krishtlindjes ajo do të nisë xhirimet për një videoklip të ri për albumin e saj, Future Nostalgia. Nuk dihen ende shumë detaje për këtë projekt, por videoklipi pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Dua Lipa ka krijuar një raport perfekt edhe me gjithë familjarët e Anwar Hadid. Në fillim fltej se ajo nuk kishte marrëdhënie shumë të mirë me motrat e tij, Gigi dhe Bellan, por më pas ato vërtetuan të kundërtën me postimet plot dashuri në rrjete sociale. Po ashtu Dua i ka hyrë në zemër edhe nënës së Anwar, Yolanda Hadid, e cila e konsideron tashmë artisten me origjinë shqiptare pjesë të familjes./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bora i kapi MAT! Ç’ndodhi mes Sindit dhe Atdheut? Shkelje syri dhe puthje, ja ç’humbëm! 0 4

Ndërkohë që në studion e Përputhen diskutohej takimi i Muratit me Sindin, Bora vuri re një tjetër ‘ngjarje’ që ndodhte ndërkohë.

“Sindi i shkel syrin, Atdheu i dërgon puthje, çfarë po ndodh këtu”, pyeti Bora.

Diskutimi

Atdheu: Ishte një puthje shoqërore

Sindi: po ndjen që po i ikën dikush nga duart

Arjani: Bravo Sindi, shih ca bën. Dike të shkelke syrin.

Bora: unë kam parë afrimitet mes jush dhe në backstage

Sindi: në fakt Atdheu në kohën kur unë s’kam qenë , ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij, dhe e vlerësoj shumë.
Se njërzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi.

Atdheu: po sigurisht se njerëz për kafe dhe dreka e darka kemi plot.

Publikoi foton e organit gjenital të një femre, Dojna Mema flet për herë të parë: Dola kokrra e… 0 8

Rreth një vit më parë, Dojna Mema publikoi në llogarinë e saj në Instagram një pikturë të piktorit francez, Gustave Courbet. Në qendër të pikturës është organi gjenital i një femre që simbolizon origjinën e gjithë botës.

Prandaj, piktura mban edhe titullin “L’origine du monde” (Origjina e botës) dhe është realizuar në vitin 1866. Ajo ka zënë edhe një vend të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne.

Por, shumë komentues të moderatores nuk e kanë pritur mirë publikimin e një imazhi të tillë. Shumica e ndjekësve janë shprehur se një profil publik nuk duhet të bëjë të tilla postime, sepse e trajtojnë si pornografi.

E ftuar dje në “Trotuar”, Dojna tha se për shkak të kësaj është ndeshur me komente nga më të paimagjinueshmet. Ajo zbuloi se edhe partneri i saj, Vlashent Sata, e kishte postuar të njëjtën foto, por reagimi kishte qenë krejtësisht ndryshe.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë.

Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale.

Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Nga vajza e mirë e ekraneve, unë dola kokrra e k*rvës. Është bërë një tmerr i madh.

Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh Dojna.