“Nuk kam pasur jetë normale”, Rita Ora rrëfehet pa doreza për eksperiencën e saj më të vështirë 0 239

Besojeni ose jo, po Rita Ora për pak ditë feston 30-vjetorin. Këngëtarja duket se ka nisur të bëjë bilancin e viteve që po lë pas dhe ka treguar se ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj.

Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, ka thënë Rita në një intervistë për “Standard”.

Ajo ka treguar se shpesh ka pasur probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.null

Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, është shprehur artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se në këtë rrugëtim të vështirë e kanë ndihmuar shumë familja e miq të saj të mirë.

U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”, ka treguar Rita./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me këtë veprim, Atdheu sapo konfirmoi ribashkimin me Sarën? Ja ç’ka bërë! 0 9

Sara dhe Atdheu janë një nga çiftet më të komentuara të “Për’puthen”. Ata herë janë bashkë, pastaj ndahen, e sërish së bashku, duke i bërë lëmsh fansat e tyre.

Një ditë më parë, teksa disa nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” ishin në qytetin e Shkodrës, ku po mbaheshin audicionet për sezonin e ardhshëm, ata u shfaqën shumë pranë njëri-tjetrit.

Kështu Sara dhe Atdheu treguan se janë rikthyer me njëri-tjetrin e dukeshin të lumtur bashkë.

Së fundmi, Sara ka ndarë me ndjekësit disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk ka munguar as komenti i Atdheut. Ai i shkruan: “E imja”, duke konfirmuar edhe njëherë se ata janë të dashuruar.

640-0-60c9c3a21a1e6.jpg

Aloe Vera, si ta përdorni për të ulur kolesterolin dhe yndyrnat në gjak 0 8

Aloe Vera është një bimë shumë e përhapur kudo në botë. Në një rast apo në një tjetër të gjithë e keni ndeshur këtë bimë. Ajo është pëdorur për shekujt të tërë për të kuruar probleme të shumta shëndetësore.

Xheli që gjendet brenda degëve të bimës përdoret për të trajtuar problemet e lëkurës, plagët, djegiet dhe infeksionet. Por nëse përdoret si pije ajo ka ndikimin e saj pozitiv për tretjen dhe veshkat.

Së fundmi janë sugjeruar disa efekte të tjera të aloes për trupin e njeriut; pikërisht ulja e kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve.

Aloe Vera dhe niveli i triglicerideve
Shumë studime sugjerojnë se aloe vera ka një ndikim tek niveli i triglicerideve në gjak, por sekreti qëndron tek mënyra e përgatitjes së saj dhe gjetjes së dozës së duhur.

Lexoni këtu për mënyrën e përgatitjes së ujit të Aloes.

10 gr është i mjaftueshëm nëse e konsumoni shpesh, por në raste sëmundjesh doza është më e lartë.

Po ashtu mund të merrni ekstrakte të Aloe Veras nga 100 deri 1000 mg në ditë sipas këshillës së mjekut.

Përdoreni për një periudhë tre javë deri tre muaj në varësi të efektit që ju duhet.

Si e bën efektin e saj?
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, ekspertët thonë me bindje është se efekti i saj lidhet me fitosterolin.

Kjo substancë është shumë e rëndësishme pasi duke bashkëpunuar me glukomanin e aloe verës arrijnë të ndikojnë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve.

A duhet të përdorni ekstraktin e aloes?
Në disa raste përdorimi i ekstraktit të aloe verës shkakton diare dhe dhimbje barku.

Prandaj është e këshillueshme që nëse vendosni për ta konsumuar të vëzhgoni mënyrën si reagon trupi juaj.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti që para se të nisni konsumimin e saj të këshillohuni me mjekun tuaj.