Nuk ka më bukur se kaq! Adrola Dushi surprizohet për Shën Valentin nga mashkulli më i rëndësishëm i jetës 0 41

Adrola Dushi është bërë nënë një moshë shumë të re dhe sot vogëlushi Troi është si shoku më i ngushtë i saj. Modelja e njohur ka krijuar një lidhje shumë të fortë me të voglin dhe herë pas here ka shprehur pendesën që nuk ka mundur të kalojë kohë me të për shkak të profesionit. Adrolës i duhet të udhëtojë sa nga një shtet në tjetrin për shkak të punës së saj si modele dhe shpesh ndodh që të qëndrojë larg të birit për një kohë shumë të gjatë.

Megjithatë ajo ja ka dalë që të rrisë një djalë shembullor, i cili di si ta surprizojë mami Adrolën dhe ta bëjë të ndihet femra më e vlerësuar në botë. Ditën e sotme Adrola ka marrë mesazhin më të bukur për Shën Valentin nga mashkulli më i rëndësishëm në jetën e saj, Troi. Me anë të një videomesazhi ai e falenderon Adrolën për gjithçka dhe ndër të tjera shprehet: “Ti o mami je shumë e mrekullueshme. gëzuar ditën e Shën Valentinit”.

Adrola duket se është emocionuar shumë nga ky mesazh i të voglit dhe e ka shpërndarë menjëherë në rrjete sociale

“Unë nuk e di ku kam bërë aq mirë sa të meritoj një djalë si ti. Nuk më besohet që ti u rrite kaq shumë sa mua të më vijë një mesazh i tillë. Jam njeriu më i bekuar në botë. Ti je gëzimi im”, shkruan Adrola përkrh mesazhit të Troit./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin “Kisha frikë, nuk merrja frymë’’, Kendall rrëfen betejën me ankthin 0 12

Tashmë janë të shpeshta rastet kur të famshmit flasin hapur për problemet e tyre me shëndetin mendor duke motivuar dhe të tjerët për të ecur para.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kendall Jenner, e cila në një bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor foli për betejën e saj me ankthin.

“Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija”, zbuloi Jenner.

“Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha zemre. Nuk merrja dot frymë”.

Duke marrë parasysh ndikimin që të famshmit kanë te njerëzit e shumtë që i ndjekin, rrëfime të tilla janë inspiruese për ata që kanë kaluar ose po kalojnë një betejë me ankthin ose depresionin.

I ftoi në emision, moderatorja shokon me deklaratën: Dyshja e ‘Përputhen’ më kërkuan 5 mijë EURO për një intervistë! 0 12

Moderatorja Aulona Musta ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Pardon My French”. Aulona tregoi se do të vijë së shpejti në ekran me një projekt të ri të llojit Late Night Show.

 

Programi do të transmetohet një herë në javë, do të përfshijë showbiz por edhe fitness. Më tej, Aulona zbuloi se një ndër çiftet e krijuara në “Përputhen” i ka kërkuar 5 mijë euro për vetëm një intervistë.

 

“Një ndër çiftet më thanë vij në emision por 5 mijë euro kemi intervistën që të vijmë. S’po i themi se kush janë, janë një ndër çiftet. Kanë të drejtën e tyre por mesa duket nuk e kuptojnë se si funksionon tregu”, tregoi moderatorja.