“Nuk jam si ti që e bën për një kafe”/ Pas sherrit me Melisën, Andi i kthehet keq Sindit: Për mua i humbe vlerat… 0 55

Në puntatën e fundit të “Përputhen”, Andi replikoi me Sindin pas situatës së ndodhur dje, kur ajo dhe Melisa debatuan. Sindi iu drejtua Melisës me fjalët: “Nuk jam si ti që e bën për një kafe, unë do e bëj me atë që e ndjej”. Pas kësaj deklarate, Melisa u largua nga studio. Andi, i cili këtë javë do të jetë në një takim me Melisën, tha se e ka humbur respektin ndaj Sindit.

Andi: Me vjen turp që ndodhi kjo gjë. Janë gjëra patetike dhe ke bërë një koment pa lidhje. Melisa iu drejtua Mevlanit. Ti çdo gjë e merr shumë personale. Për mua si And i ke humbur të gjitha vlerat. Ty nuk të takon të ofendosh një femër.

Sindi: Përse mund të merren fjalët e mia si ofendim?

Andi: Në vendin tënd mund të ishte Tea. Nuk kishte rëndësi nëse do të ishe ti. I tha të pëlqen seksi 200%. Në këtë rast ishe në takim me të dhe i tha që ti përse dole me Sindin kur të pëlqen seksi.

Sindi: Nëse Sindi e thotë, e ka shumë gabim, nëse e thotë Melisa, ka të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 5

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.

Jo për dashurinë? Ana nxjerr veten zbuluar: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!” 0 9

Nëse do na duhej të thonim një emër nga “Për’puthen” që u lakua në fillim për lojëra jashtë programit, është padyshim Ana Lleshi. Ish-konkurrentja ishte kryefjala e mediave rozë për ditë me radhë pas fotos me Arjonin.

E ndërkohë që tani është konfirmuar lidhja e saj me Arsim Abdulin, një tjetër ish-konkurrent të emisionit të dashurisë, Ana duket se ka gjetur pak qetësi nga “telenovelat”.

Megjithatë, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte “A ka datë skandence fama?”, bukuroshja brune na ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo zbuloi se qëllimi i vërtetë i pjesëmarrjes në “Për’puthen” nuk ka qenë vetëm dashuria por diçka tjetër, të cilën do e tregojë koha.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka,” shprehet Ana përballë Bledi Manes.