Nuk ja kurseu prekjet Antonelës, Arjani i kthehet Mevlanit: Dukesh sikur ke 6 muaj pa… 0 22

Në takimin mes Antonelës dhe Mevlanit, nuk munguan prekjet e përqafimet.

Ndërkohë, në një moment Mevlani i heq xhupin Antonelës, me kërkesë të kësaj të fundit, ndërsa bluza që kishte veshur biondja simpatike, i ekspozonte shpinën.

Mevlani nuk i kurseu komentet, ndërsa duke i thënë se ‘ishte bërë pis’, i preku Antonelës pjesën e zbuluar të shpinës.

Teksa komentonte takimin e tyre, Arjani iu kthye Mevlanit duke e kritikuar për veprimet e tij e duke e krahasuar me manjakët që hipnin dikur në tren.

“Si ata që hipnin në trenat që shkonin për plazh dikur dhe u fërkoheshin vajzave. Ç’ishte kjo? Palidhje! E kuptojmë që ke 6 muaj pa bërë gjë, por duro dhe pak”-i tha Arjani duke shkaktuar dhe shumë të qeshura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princi i futet muzikës dhe kënga e parë është një diss për Jasminën 0 3

Shumë personazhe të “Për’puthen” kanë zgjedhur të shfrytëzojnë në maksimum famën e tyre duke u bërë pjesë e muzikës. I fundit që i është bashkuar grupit të muzikantëve të “Për’puthen” është Princi. Ky i fundit ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. Ai e ka publikuar këngën të plotë ditën e sotme në kanalin e tij në “Youtube” dhe hapur është një diss për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, shprehet Princi për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.

Vendimi për baret dhe restorantet: Nga nesër të hapura me dy orë më shumë 0 5

Duke filluar nga dita e nesërme, lokalet dhe restorantet do të qëndrojnë hapur me dy orë më shumë: nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Kjo përkon edhe me orarin e lëvizjes së qytetarëve. Vendimi u mor sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga situata e përmirësuar me koronavirusin në vendin tonë.