Nuk ishte Don Xhoni/ Ja kush është këngëtari që u rrah nga Finemi në mes të Tiranës 0 66

Pas lajmeve që qarkulluan në media për sherrin që ndodhi në mes të Tiranës, ku u aludua se ishte mes reperëve Finem dhe Don Xhoni, ka ardhur një reagim për ngjarjen në fjalë.

Është këngëtari Senati, i cili ka pranuar se ishte ai që u dhunua nga Finem bashkë me disa persona të tjerë, dhe jo Don Xhoni.

Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur tre muaj më parë, kur ishte i ftuar në programin “Zonë e Lirë”, ku disa persona i kanë zënë pritë dhe e kanë dhunuar.

Senati ka treguar se pas ngjarjes ka bërë denoncim, por që më pas e ka tërhequr pasi vëllai i Finem i ka kërkuar që kjo të mbyllet paqësisht.

Ai ka shtuar se do t’i rikthehet betejës ligjore me Finemin, pasi tanimë ka edhe prova se është dhunuar.

“Unë jam Santi. Doja t’ju sqaroi diçka. Lajmet që kanë dalë dje janë fake, kam aq bole sa për të pranuar se ai në makinë jam unë. Kam qenë i ftuar tre muaj më parë tek “Zonë e lirë”. Më kanë zënë prit. Nuk është turp me u rrah nga 7 veta. Arsyeja kryesore që nuk kam reaguar deri sot është që nuk kam dashur që të marrë vëmendje apo famë. Fiks nesër më ka telefonuar vëllai i Finemit për të tërhequr denoncimin.

Gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një videoje në “Tik Tok”. Kallëzimin e kam tërheq meqë e mbyllëm muhabetin. Arsyeja pse ka ndodhur kjo, është se ka parë Don Xhonin, donin ta shfrytëzonin për vëmendje. Ma keni sqaruar se ajo video nuk ka për të dalë prandaj e kemi mbyllur si muhabet. Ajo që më është bërë nuk ka për t’u falur.

Sot po reagoj sepse po bëhet padrejtësi. Duke parë Don Xhonin që është bërë viral, nxorën videon për të marrë pak nga fama atij. Do t’ju ndjek penalisht. Kam fakte e mesazhe, do i nxjerr edhe ato. Nëse doni vëmendje ua jap unë. Faktet dhe provat do i keni në vazhdim,” u shpreh ai./fastnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania 0 4

Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Në lidhje me këtë denoncim të PD-së ka reaguar edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Shehi shprehet se ky është si një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie

Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

Pse SHBA është kundër “pasaportës së vaksinimit” 0 4

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ia kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.

Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?

Çertifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre.

“Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë,” thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt.

Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.