Nuk flisnin për shkak të Tunës, Roberti dhe Patrisi tregojnë si u pajtuan! 0 44

Për një periudhë vëllezërit Patris dhe Robert Berisha nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe gjithmonë është përfolur se shkaku ka qenë Tuna.

Marrëdhëniet mes Robert Berishës, Nora Istrefit dhe Tunës nuk kanë qenë aspak të mira dhe sherri i tyre është bërë publik.

Por tanimë vëllezërit kanë vendosur t’i lenë të gjitha hatërmbetjet pas dhe ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.ata janë pyetur se cili e merr hapin i pari për t’u pajtuar kur ndodh një sherr.

“Unë e marr hapin i pari. Lëshoj pe gjithmonë, jo vetëm me vëllaun”, është përgjigjur Patris Berisha.

Ndërsa Roberti ka shtuar “Duke qenë se është pak më i vjetër në moshë. Ai që është gabim e merr gjithmonë hapin i pari”, duke na lënë të nënkuptojmë se ka qenë Patrisi i pari që iu ka dhënë fund mosmarrëveshjeve me vëllain e tij dhe se në fakt ka qenë faji i tij që ata nuk flisnin.

Ajo çfarë tjetër ka tërhequr vëmendjen është dora e fashuar e Patrisit, i cili e ka justifikuar se i ka rënë derës, prandaj edhe e ka vrarë kaq shumë.

“Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se ka 1 muaj me dorën e vrarë.

Se çfarë ka ndodhur që e ka çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë t’a themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi.

Vëllezërit Berisha u shprehën se tani kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin.

“Non-stop jemi bashkë”, tha Roberti duke shtuar se Patrisi është më i ndjeshëm dhe i qëndron gjithmonë pranë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 10

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.

Si duket trupi i Sarës, pas lindjes se Poem Blu?Ja ku e keni një FOTO të sajëj, to vetëm me bikini! 0 9

Pas lidhjes me reperi me njohur, Ledri Vula dhe pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka bërë për vete publikun shqiptar. Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer shumë shpejt në formën e duhur.


Sara vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi na ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.


Vetëm në bikini; trupi i Sarës është “on fleek”, në super formë. Siç mund ta shihni në foton më poshtë.