Nuk është e panjohur! Hyri mbrëmë në Përputhen për të gjetur të dashur, por ja ku tjetër e kemi parë konkurrenten e re! 0 45

Ditën e djeshme në ‘Pëputhen Prime’ kishte prurje të reja. Sara Malaj, quhet vajza e cila ju bashkua programit, ajo është 22 vjeçe dhe studion në degën e Psikologjisë.

Sara jeton prej vitesh në Athinë, dhe ka ardhur në ‘Përputhen’ për të gjetur dashurinë e jetës. Por, duket se nuk është hera e parë që e shikojmë Sarën, pasi sipas Xing.al ajo vite më parë, ishte e ftuar në emsionin ‘Zonë e lirë’ ku foli si reperja e parë femër.

Gjithashtu, Sara ka realizuar edhe dy këngë, një prej të cilave, në bashkëpunim me reperin e njohur Don Phenom. Sara gjithashtu është përfolur edhe për pozat provokuese që bën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.