Nuk e zgjodhi për takim të dytë, Andi nuk ndalet, REAGON në rrjete sociale: ‘Melisa …’ 0 36

Në “Për’puthen” u shfaq takimi i parë mes Melisës dhe Andit. Ky i fundit kishte shprehur pëlqimin për Melisën që kur hyri për herë të parë në emision, ndaj ajo i dha mundësinë për një takim. Andi shkoi në takim me pranga, duke thumbuar Atdheun e duke u shprehur se po plotësonte amanetin e tij.

Ata të dy zgjodhën që në takimin e tyre të provonin të ecnin me patina dhe këtë moment e shijuan shumë. Melisa u shpreh në studio se nga takimi kishte kuptuar se ka shumë ngjashmëri me Andin dhe se kishte menduar edhe në shtëpi për të.

“E kam menduar, është goxha tip interesant, nuk është në hije për mua, por që kemi shumë ngjashmëri por kam pak frikë”, u shpreh Melisa.

Ndërkohë në fund të emisionit Andi zgjodhi një mënyrë shumë speciale, që ju bëri çudi të gjithëve, për t’i kërkuar Melisës një takim të dytë. Ai kishte shkruar në një letër një poezi për t’i kërkuar Melisës një takim tjetër. Madje Andi e recitoi poezinë në studio, gjë që e bëri Melisën të përlotej.

andi-1.jpg

Mirëpo në fund Melisa nuk zgjodhi Andin për takimin e javës tjetër, por djalin nga Turqia, Muratin.

Megjithatë Andi nuk është dorëzuar. Ai ka publikuar sërish në Instagram poezinë që ka shkruar për Melisën dhe i ka kërkuar edhe aty një takim të dytë. Në një foto të tij, ai ka shkruar poshtë poezinë dhe këtë postim e ka nxjerrë edhe në story. Aty Andi i ka kërkuar një takim të dytë Melisës duke përdorur “emojin” e dy gishtave.

Se çfarë do të ndodhë në vijim dhe a do i marrë parasysh Melisa kërkesat e Andit pritet ta shohim.

2222.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 12

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.