Noizy dhe Tayna më në fund po sjellin këngën e shumëpërfolur? 0 25

Në rrjet po flitet sërish për një bashkëpunim të mundshëm mes Tayna-s dhe Noizyt dhe fansat kanë filluar të thurin ëndrra.

Shkak është bërë fakti se të dy ndodhen në jug të vendit prej nga ku kanë postuar edhe një video, ku shihen saktësisht në të njëjtin vend.

Reperja ndodhet prej ditësh në bregdetin shqiptar, kurse Noizy ka udhëtuar drejt këtij destinacioni ditën e sotme.

Megjithatë, ata ende nuk ndiqen në Instagram, nëse do e marrim këtë si një tregues.

Kujtojmë se edhe në janar të 2019 u përfol se dy artistët po sjellnin një bashkëpunim, megjithatë asgjë nuk u konkretizua.

Sakaq, ata pushtuan rrjetet sociale dy muaj më pas, pasi ndodheshin të dy në Tajlandë, por e gjitha rezultoi një rastësi.

A do jetë kjo e treta e vërteta? Mbetet për tu parë, por ne shpresojmë që po./botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 4

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W

I “çmendi” gocat! Pra, Saimirin e “Love Story” do e shohim në serialet TURKE? 0 7

Tashmë beqari më i njohur shqiptar është një “princ modern” që po rrëmben zemrat e shumë vajzave dhe është prezantuar nga Alketa Vejsiu në emisionin “Love story”. Saimir Kasemi është djaloshi simpatik që vjen nga Gjermania e do të gjeje nuse shqiptare në emisionin televiziv ku i fton 18 vajzat që të dalin në takime romantike me të.

Një ish futbollist dhe një biznesmen që jeton mes Gjermanisë e Shqipërisë si financier dhe sipërmarres me shumë biznese.

Ai tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar dhe ka marrë ofertë për të luajtur në serialet turke.

“Kryefjala” bën të ditur se regjisori i famshem turk Deniz Yorulmazer i njohur nga filmi “Bay Yanl??” ka shprehur interes për të bërë Saimirin pjesë të kastit të tij.

Nuk e dimë nëse Saimiri e ka pranuar ofertën, por kujtojmë që me këtë regjisor ka punuar edhe aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman.