Njerëzit që të bëjnë ‘block’ në sekond në rrjetet sociale, u përkasin këtyre shenjave 0 12

Nuk është thjeshtë një hamendësim, janë vëzhgime mbi shenjat zodiakale që të bëjnë menjëherë ‘block’ në rrjetet sociale. Nëse një Virgjëreshë mund të bllokojë dhe të zhbllokojë brenda 24 orëve, kujdes nga Gaforrja sepse nëse ju bënë ‘block’ njëherë, do të jetë për gjithë jetën.

Këto janë shenjat që të bllokojnë lehtësisht në rrjetet sociale.

Demi- Nëse të bën ‘block’, është çështje kokëfortësie.  Një nga karakteristikat kryesore të kësaj shenje është durimi, kështu që nëse arrin t’ju bllokojë, do të thotë që ia keni bërë vërtet borxh.

Gaforrja-Nëse të bllokon në rrjetet sociale…ka marrë fund. Kjo shenjë e bën këtë sepse s’do të ketë fare të bëjë më me ty, as online e as në jetën reale.

Luani-Nëse të bllokon në rrjetet sociale, e bën për të mbrojtur privatësinë e tij. E bën këtë në momentin që nuk i beson dikujt, por mjafton t’i bëni disa elozhe dhe ju zhbllokon përsëri.

Virgjëresha- Nëse ju bllokon në rrjetet sociale, është e përkohshme, ka të bëjë thjesht me pavendosmërinë. Megjithatë, serial killerët mëtë mëdhenj të historisë i përkasin Virgjëreshës, kështu që pasi t’ju ketë bllokuar në rrjetet sociale, hapini sytë mirë kur ecni rrugës. 😛

Akrepi- Nuk të bllokon se vdes për thashetheme. Do gjithmonë të dijë çfarë bëjnë të tjerët për të krijuar më pas rrjetin e thashethemeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.