Një vit nga tërmeti tragjik i Nëntorit 2019, EMRAT e viktimave dhe familjet që shuan përgjithmonë 0 167

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019 që kujtohet sot, u mori jetën 51 personave dhe u shuan përgjithmonë disa familje. Më poshtë, po sjellim dhe njëherë në kujtesë emrat e të gjithë viktimave dhe familjeve që ose u shuan përgjithmonë, ose në jetë mbeti vetëm një anëtar i tyre.

Një nga familjet më te prekura nga tërmeti ishte familja Lala, ku 8 anëtarë të saj u nxorën të pajetë nga rrënojat. I gjallë doli vetëm 17 vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua më pas për kurim jashtë vendit. 

Viktimat janë:null

– Sahadete Lala, 79 vjeç
– Ilir Lala, 52 vjeç i paralizuar prej vitesh
– Marjeta Lala, 31 vjeç nëna e gjashtë fëmijëve
– Griselda Lala, 19 vjeç, motra e Rama Lalës
– Amelia Lala 9 vjeçe
– Emilio Lala 6 vjeç, djali
– Dionis dhe Dionisa Lala binjaket 2 vjeçare te familjes.

Një tjetër familje që u shua si pasojë e lëkundjeve të forta të mëngjesit të 26 Nëntorit ishte dhe familja Cara nga Thumana, e cila humbi nën rrënoja 6 anëtarë të saj. Në jetë por të plagosur u nxorën nga familja Cara kryefamiljari Albert Cara 54 vjeç dhe Lindita Cara.

– Fatmira Cara 53 vjeç,
– Hasan Cara vjeç 18,
– Anthi Cara vjeç 72,
– Almir Cara vjeç 29,
– Stela Zvergeci vjeç 21, e fejuara e Almir Carës, nga Korça
– Erisa Cara, 28 vjeçe.

Tragjik ishte dhe fati i familjes Reçi, 4 anëtarët e së cilës u larguan përgjithmonë nga kjo botë dhe lanë pas shumë dhimbje për të afërmit, ashtu si për të gjithë viktimat që kujtohen sot. Eduard Reçi mbeti nën rrënoja bashkë me bashkëshorten, djalin dhe vajzën. Kjo e fundit, Kristi Reçi ishte e fejuara e djalit të kryeministrit Rama, Greg Rama.

-Eduard Reci 54 vjeç,
-Dolora Reci 49,
-Kristi Reci 25 vjeç,
-Klaus Reci 21-vjeçar.

Një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Klement Çupi kishte dy ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia, ku edhe punonte si taksist. Ai humbi jetën bashkë me nënën dhe babain, nga rrënojat i gjallë doli vetëm i vëllai, Nikolin Çupi.

-Klement Çupi ,37 vjeç
-Hajredin Çupi 66 vjeç
-Lutfie Çupi.

Familja Greku ishte një tejtër familje që u shua nga tërmeti tragjik. 31 vjeçari Saimir Greku qëndroi i fortë për shumë orë nën rrënojat e gurta. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit derisa ata ia dolën ta nxjerrin gjallë. Për shkak të plagëve të shumta, Saimiri nuk ndërroi jetë kur doli nga gërmadhat. Viktimë bashkë me të mbetën dhe dy prindërit.

– Saimir Greku
– Pëllumb Greku 57 vjeç 
– Çelike Greku.

Viktima mbetën edhe Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç. Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin të cilët sot janë strehuar nga shteti.

Nënkolonel Bajram Hajdarmataj 54 vjeç, ishte një tjetër viktimë e tërmetit te 26 nëntorit. Ai humbi jetën në Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës, e cila u shembë nga lëkundjet. Gjithashtu viktima mbetën dhe dy vëllezërit nga Kosova, Isah Abazi 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi 32 vjeç, te cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për te punuar si mekanikë.

I trishtë ishte dhe fati i Diena dhe Esiela Karanxha, nënë e bijë që u larguan përgjithmonë. Diena vite më parë kishte humbur dhe bashkëshortin, ndërsa në 26 Nëntor ndërroi jetë vetë bashkë me vajzën 8 vjeçare. Edhe nëna e Dienës, Roza Meçja, u nxor e pajetë nga rrënojat.

Viktimë e tërmetit tragjik mbeti dhe Eviola Broshka, balerina 28 vjeçare e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës. Tragjik ishte dhe fati i 26 vjeçarit Kristian Preçi, i cili arriti të dilte nga rrënojat i gjallë por humbi jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.

Ersid Hoxholli 32 vjeç, gjithashtu pati një fat të trishtë. Për shkak të stresit dhe panikut u hodh nga pallati në Mamurras dhe ndërroi jetë. Edhe Selvie Lala, 77 vjeçe ndërroi jetë nga tërmeti bashkë me mbesën Arjela Lala, 4 vjeçe.

– Aderina Kadili nga Thumana
– Sadik Qato nga Durresi, 85 vjeç,
– Rozeta Mecja, 59 vjeç nga Durrësi
– Sotiraq Misha , 49 vjeç nga Durrësi
– Nafije Rexhepi nga lagjja 4 nga Durrësi
– Flatar Zenelaj 64 vjeç nga Durrësi
– Xhuljeta Gjana 60 vjeç nga Durrësi
– Bukurie Leka, 80 vjeç nga Thumana
– Fatmira Cuka 44 vjeç
– Sardi Cuka 19 vjeç
– Bukurie Leka,
– Suada Hysa 18-vjeç
– Diestela Steneci,
– Xhesika Biqiku 20 vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Traumës, i ra në kokë tulla e pallatit në Kombinat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!