Një person godet me sharrë 42-vjeçarin në Himarë, shoqërohet në polici 0 75

HIMARË

Policia e Himarës raporton se një 42-vjeçar ka shkuar me urgjencë në spital, me plagë në trup.

Ai ka treguar se është plagosur me sharrë nga një tjetër shtetas. Policia ka shoqëruar në komisariat të dyshuarin, shtetasin Dh.G.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 11.11.2020, rreth orës 13:30, në urgjencën e Spitalit të Himarës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi J.A., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(sharrë), nga shtetasi Dh.G.

Shtetasi J.A., aktualisht ndodhet në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës (sharrë).

Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore shtetasin Dh. G., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 8

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.