Një koment pikant për Ramën dhe bashkëpunim tjetër me Ledrin! Tayna i tha të gjitha! 0 46

Ndonëse kryeministri Edi Rama është në pjesën më të madhe të daljeve publike autoritar, i mprehtë ndaj mediave e shumë ironik me personat që ka përballë, shumë prej gocave të shoëbizzit e konsiderojnë një mashkull tërheqës.

Nëse s’do ishte kryeministër do të thoshim “seksi”. Vajzat e njohura të estradës nuk ngurrojnë të thonë emrin e tij kur pyten rreth mashkullit që ju pëlqen më shumë në showbiz.

Një koment pikant ka dhënë edhe Tayna për kreun e qeverisë në “After party-n” e Luanës. E pyetur se cilin konsideron si mashkullin më “sicko” në showbizin shqiptar, reperja ka thënë me nota humori “Edi Ramën”.

Kjo pyetje lidhet me këngën e saj “Sicko”, të publikuar rreth një vit më parë. Në fakt e gjithë intervista ishte e lidhur me titujt e këngëve të saj.

Ndërkohë, para dy viteve ajo bashkoi forcat me Ledrin për të sjellë këngën “A je” që rezultoi shumë e suksesshme. E pyetur nëse është për një bashkëpunim tjetër me reperin ajo është përgjigjur “Pse jo?”. Pra, të gjitha mundësit për një duet të dytë janë të hapura.

Mos ta harrojmë se Tayna ka gati projektin e dytë në bashkëpunim me Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti, një vit pas bashkëpunimit të tyre të parë “Edhe ti”./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ç’po ndodh?! Juli e pyet nëse do rikthehej prapë në Përputhen, Tea i jep këtë përgjigje! 0 3

Tea Trifoni është një prej ish kandidateve të “Përputhen” që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo është përfolur së fundmi për shkak të ndarjes nga Bearti, një ndarje që është shoqëruar me debate dhe akuza të ndryshme.

Vetë Tea sqaroi se motiv ishte xhelozia e Beartit i cili sipas saj e ndiqte kudo. Ndërkohë së fundmi Tea ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët janë interesuar për jetën e saj personale dhe ndër të tjera ka rënë në sy një pyetje që i ka drejtuar Juli.

Ky  fundit e ka pyetur Tean nëse do të futej sërish në “Për’puthen” dhe kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë.

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, i është kthyer ajo dhe sicc duket nuk e paska në plan momentalisht.

173042443_507854890221475_272001068770455543_n.jpg

‘Kur fluturon …’ Stresi anuloi bashkëpunimin me Melisën e “Për’puthen”? Ja e VËRTETA! 0 3

Ditën e djeshme në rrjet u publikua ngado lajmi se Stresi dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi do të realizonin një duet dhe sesi reperi e kishte anulluar realizimin e projektit dhe arsyeja ishte jo korrektësia nga ana e Melisës.

“Kur do të dalë kënga me Melisën?” ishte pyetja të së cilës iu përgjigj.

“Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh”- ka shkruar ai.

Mirëpo e vërteta qendron ndryshe. Afterparty.al iu zbulon se nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të mundeshëm mes Stresit dhe Melisës së “Për’?”. Projekti do të ishte mes Stresit dhe Melisa Halilaj, një repere e re që po pëlqehet nga publiku dhe ishte në mbështetjen e Arkimedit prej kohësh madje kjo këngë ishte realizuar dhe pritej lançimi në rrjet.