Një delegacion i Partisë Republikane kryesuar nga Kryatari Fatmir Mediu kryen takime me autoritetet e larta në Kosovë. 0 77

Një delegacion i Partisë Republikane kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Politik, Dardan Mustafaj, Sention Zotaj dhe Albi Jahelezi, u pritën në datë 17 nëntor, nga autoritetet më të larta të Kosovës:

Kryeministri i Kosovës Z. Abdulla Hoti, Ministrja e Jashtme Znj. Meliza Haradinaj, si dhe nga Ministrat Armend Zemaj dhe Blerim Kuci. Delegacioni u takua gjithashtu me kryetarin në detyrë të PDK, Z.Enver Hoxhaj, deputeten Blerta Deliu, kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK Z. Arben Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Zhvillimet në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, pas dërgimit në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe kryetari i grupit parlamentar të Vetvendosjes, Rexhep Selimi, dhe debati që po zhvillohet rreth tyre, ishin në qendër të diskutimeve.

Duke ndarë bindjen e përbashkët për respektimin e drejtësisë, duket tashmë qartë që ka interesa të cilat duan ta përdorin këtë situatë për qëllime kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Të gjithë ndanë mendimin se historia politike dhe lufta e popullit të Kosovës për liri, janë nën sulm por ato nuk mund të zhbëhen. Pavarësia e Kosovës është fituar me sakrificën e mijëra dëshmorëve, me përkushtimin e patriotëve, sakrificën e popullit të Kosovës, të cilët ndërtuan aleancën më të fuqishme në historinë tonë me SHBA, NATO, Britani dhe BE, të bashkuar kundër regjimit gjenocidal të Milosheviçit dhe njerëzve të tij, që fatkeqësisht, janë ende në majat e pushtetit në Beograd.

Autoritetet e Kosovës shprehën edhe shqetësimin rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre mbi stabilitetin e Kosovës.

Vura në dukje se: “Shqiptarët kanë qenë një komb i unifikuar në përvojën e ndërtuar nën moton “Një komb, një Qëndrim”, 22 vite më parë, duke vendosur që asnjë interes politik apo pushteti, nuk ka përparësi mbi interesin e kombëtar, ku përfshihen interesat e Kosovës shtet i pavarur. Ky qëndrim ka qenë historikisht vija e kuqe, e cila për fatin e keq është shkelur nga Tirana zyrtare e sotme, për interesa politike dhe keqpërdorimi që po i bën situatës, nuk ndihmojnë por dëmtojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!