Nis zbatimi i orës policore, Shqipëria në ‘izolim’ për 8 orë. Kush thyen urdhrin, ndëshkohet me gjobë 0 21

Duke nisur nga sot në orën 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit Shqipëria gjendet në izolim për shkak të situatës me pandeminë. Ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobiten.

Bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.
Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Ndërkohë që do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tërmeti tragjik/ Varhelyi publikon pamjet e trishta nën rrënoja: BE vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, rindërtimi transparent 0 9

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, jep një mesazh në 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë, teksa publikon publikon pamje të trishta nga rrënojat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Varhelyi shkruan se edhe pas një viti Bashkimi Evropian vijon të qëndrojë pranë Shqipërisë, duke ndihmuar në rindërtimin e shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian në shkurt, Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore. E rëndësishme është që rindërtimi pas tërmetit ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë”, thekson komisioneri.

 

(BalkanWeb)

Kiara e bëri zgjedhjen e saj “Liqeni i Butrintit apo i Ohrit”? cfarë nënkuptoi ajo me përgjigjen e saj ?! 0 15

Moderatorja Kiara Tito ishte një ndër të ftuarat e të shtunës që lamë pas në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ashtu siç dihet tashmë, secili prej të ftuarve merr pjesë në afterparty-n pas emisionit, ku përballet me pyetje pikante të cilave duhet t’i përgjigjet.

Kësaj here, pyetjet Kiarës ia bëri mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Liesa Haxhiasllani.

Kiara s’mund t’i shpëtonte kurrësesi një pyetjeje lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur aq shumë për një lidhje por nuk e ka pranuar kurrë.

Në fakt, pyetja që iu bë ishte me spec, pasi Kiara u vu përballë zgjedhjes:

“Më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?”

“Të dy të bukur janë”- u përgjigj ajo, por e pyetur se ku ka kaluar më mirë, ajo theksoi atë të Ohrit.

Me këtë përgjigje, moderatorja nënkuptoi edhe një mesazh për të gjithë kuriozët, duke lënë të kuptohet se Butrinti është “e shkuar e harruar”, të cilën s’preferon ta rikthejë më në jetën e saj, pasi nuk ka kaluar “edhe aq mirë”.