Nis vaksinimi i 60 epidemiologëve në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, Bino: Shumë shpejt nisim me të moshuarit 0 41

Ndërsa dita e dytë e vaksinimit ka nisur me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, brenda ambienteve të “Air Albania” për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid, shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

Edhe ministrja Manastirliu shtoi se vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim.

Silva Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit.

Rama: Kur nis me të moshuarit?

 

 

Manastirliu: Do jetë i kombinuar mes tyre dhe stafeve në ditët në vijim.

Rama përshëndet epidemiologët: Si jeni? Mos u trembni Më conin mesazhe dje, më thoshin hë si je? A je mirë? Mirë, unë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 6

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.