Nis marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej”,çfarë ka ndryshuar sot 0 15

Ka hyrë në ditën e saj të gjashtë protesta e zhvilluar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Grupi i protestuesve është mbledhur në shehsin “Skënderbej” nga ku ka nisur tashmë marshimin drejt Kryeministrisë.

Sikurse raportohet në media deri në këto momente, protesta sot ka një miks qytetarësh, ku nuk dominojnë vetëm të rinjtë, por shihet gjithashtu prani e personave më të rritur në moshë dhe e grave.

Ndërkohë, policia ka njoftuar ditës së sotme se nuk do të lejojë grumbullime protestuesish, pasi kjo është e paligjshme në kuadër të aktit normativ në kushtet e pandemisë. Më herët policia ka kryer edhe kontrolle të të rinjve për dokumentat e tyre të identifikimit apo mbajtjen e sendeve të palejuara/Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfunduan në spital pas helmimit nga gazi propan, si paraqitet gjendja shëndetësore e 4 nxënësve të shkollës private në Tiranë 0 6

Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ nga shkolla private ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Po ashtu ajo pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i rrjedhjes në sistemin e ngrohjes të gazit propan nxënësit kanë pasur dhimbje koke dhe më pas të vjella. Sapo mësuesit kanë parë se fëmijët nisën të ndiheshin keq, kanë njoftuar urgjencë, e cila ka dërguar disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Kjo shkollë u hap në vitin 2010.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Detajet/ Rrjedhja e gazit në shkollën private në Tiranë, nxënësit me të vjella dhe dhimbje koke 0 3

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në një shkollë private, ku ka pasur rrjedhje gazi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar në spital. Si pasojë e ngjarjes është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)