Nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës te futja e Shqipërisë në NATO, Basha nxjerr videon me veprat e PD në 30 vite: Jemi zëri i qytetarëve! 0 24

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një video në “Facebook”, ku tregon të gjitha veprat e bëra nga PD, që nga vitet 1990, kur drejtohej nga Sali Berisha, e deri në ditët e sotme, duke uruar me këtë vide-mesazh 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Në video shfaqen disa fragmente të revoltave të PD, që sollën ndryshim, që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, e deri te futja e Shqipërisë në NATO.

“#30VJET PËR DEMOKRACINË! GJITHMONË ZËRI I SHQIPTARËVE”, shkruan Basha.

Mesazhi në video:

30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta pret në takim ambasadorin e Norvegjisë: Të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat 0 2

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.

Kreu i Shtetit, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregëti dhe arsim”, – nënvizoi Meta.

Kreu i Shtetit e falënderoi Ambasadorin e Norvegjisë për ndihmën vyer të vendit të tij për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Kiara Tito festoi ditëlindjen dhe në festë nuk mungonte as Butrinti! 0 5

Moderatorja Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj. Kiara kishte organizuar një festë ku kishte mbledhur miqtë e njerëzit e saj më të dashur, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer.

Në sfond është kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur.

-640-0-600730dd502b9.jpg

Moderatorja dukej shumë seksi me një fustan me dekolte të hapur e që i nxirrte linjat trupore.