Nga përqafimi me Papën te pija me Putinin, jeta e legjendës Maradona në foto 0 24

Maradona u shua sot, por vështirë se bota do të harrojë atë se çfarë ai la pas.

Të shumta janë reagimet që pasuan menjëherë në rrjetet sociale nga e gjithë bota për figurën legjendare, i cilësuar si më i miri i të gjithëve.

Kështu, Pele shkroi: “Është e trishtueshme të humbasësh miqtë në këtë mënyrë. Me siguri një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell ”.

Cristiano Ronaldo: Më i miri i të gjitha kohërave. po lë një boshllëk që nuk do mbushet kurrë. Pusho në paqe.

Sandro Mazzola: “Një lajm i tmerrshëm, ai ishte një njeri shumë i mirë”.

Luciano Moggi: “Është e vështirë të komentosh. Për ata që nuk e kanë njohur, mund të them se ai ishte një person i jashtëzakonshëm. Ai kishte probleme që të gjithë i dinë, por nuk ka rëndësi. E kam dashur, e pamundur të mos e dua. Është e lehtë të flasësh kur dikush vdes, unë kam jetuar atje për shumë vite së bashku dhe ai ishte me të vërtetë numri një. Ai dinte si t’ia jepte të gjithë vetveten të tjerëve. Jam i tronditur.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na bënë gjë veshët? Mohoi lidhjen me Bardhin, por deklarata e fundit e Anës sapo i hodhi benzinë zjarrit! 0 10

Dy foto paparaci të Anës së “Për’puthen” (e pezulluar tashmë nga emisioni) dhe reperit shqiptar, Bardhyl Idrizi, u bënë shkak që në media të përflitej për një romancë mes tyre. Ata të dy u fotografuan një herë në Tiranë e më pas në Kosovë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Bardhi i hodhi poshtë dyshimet për një romancë me Anën, pasi në “Afterparty-n e Luana Vjollcës”, tha se është single.

Gjithashtu, Ana mohoi më herët në emisionin “Për’puthen” lidhjen me reperin shqiptar, pasi u pyet nga moderatorja Bora Zemani lidhur me fjalët që ishin përhapur për ta prej disa kohësh.

Ajo u shpreh se me Bardhin njihet prej kohësh, për shkak të menaxherit të tij. Më pas Ana zbuloi se po bashkëpunon me reperin për disa projekte, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.

Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e  vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.

Mirëpo, deklarata e fundit gjatë intervistës “60 sekonda për Prive” i ka hedhur benzinë zjarrit.

Pyetjes “Nga 1 deri në 5, sa e varur je nga seksi”, Ana iu përgjigj “Pyet Bardhin“, duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie intime./iconstyle

Rudina Dembacaj tregon operacionin e vetëm plastik që ka bërë në trupin e saj! 0 7

Moderatorja Rudina Dembacaj përpiqet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe një veçori që e karakterizon është sinqertiteti.

Nëse e pyet Rudinën për diçka, ajo do të të thotë gjithmonë të vërtetën dhe kësaj here nuk i ka bërë “bisht” as pyetjes “Ke operacione plastike në trup apo fytyrë?

Moderatorja nuk ka vonuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke treguar se e vetmja ndërhyrje që ka bërë është në gjoks.

“Gjoksin, para 6 vitesh. Nga dobësimi, më ishte bërë për t’u futur në xhepa”- ka treguar ajo.

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij./iconstyle