Nga njohja tek marrëdhënia me familjarët e njëri-tjetrit, Olsi dhe Egli rrëfejnë gjithçka për lidhjen e tyre 0 31

Olsi Bylyku kishte të ftuar sot në emisionin e tij partneren, Egli Tako. Ata treguan për herë të parë me detaje historinë e njohjes së tyre, sepse asnjëherë më herët nuk kishin folur publikisht për këtë gjë. Çifti rrëfyen se Lorenc Hasrama ishtë “cupidi”, që bëri të mundur që ata të njiheshin me njëri-tjetrin.

Ata të dy e kanë pasur Lorencin mik të përbashkët dhe prej tij u njohën për herë të parë. Egli tregoi se Olsin e ka ndjekur gjithmonë nga ekrani kur luante rolin e “Kimikatit” në “Portokalli” dhe nuk e mendonte kurrë se një ditë do të ishte çift me të. Ajo tregoi se e gjitha nisi nga një “follow” që Olsi i bëri në “Insatgram” pasi Lorenci publikoi një foto me Eglin.

Unë isha duke pirë kafe me Lorencin se me të jam shoqe që nga Liceu Artistik dhe rastësisht në kafe ai bën një selfie me mua dhe e poston në Instagram e më bën tag. Pastaj ai filloi të fliste në celular dhe unë duke bërë scrolling në Instagram më vjen një njoftim që Kimikati filloi të të ndjek. Unë s’po i besoja syve, ishte e çuditshme që njeriu që nuk i kisha lënë puntatë pa parë më bëri follow i pari.

Po i thosha Lorencit, o Lori shiko kush më ka bërë follow mua, se e kisha Olsin qejf artistikisht dhe Lorenci më tha: ‘Për Olsin gëzove kaq shumë ti’”, rrëfeu Egli.

Ndërsa Olsi shtoi se sapo kishte parë Eglin tek fotografia me Lorencin  e kishte pyetur menjëherë mikun e tij nëse mund të pinin një kafe të tre bashkë. Egli tha se ajo pranoi direkt që Olsi të bashkohej me ta, sepse donte të bënte një foto me të dhe t’ja tregonte nënës së saj, sepse e kanë pasur gjithmonë qejf të dyja si personazh.

Egli tregoi më tej se për 3 ditë ata nuk kanë komunikuar fare me njëri-tjetrin për shkak të një gabimi të saj dhe mjaftoi një mesazh që ajo i dërgoi Olsit që të shkrihej akulli dhe të lindte jnë histori e bukur dashurie. Ndërsa për puthjen e tyre të parë ata treguan se kanë dhënë gjatë kohës që ishin duke udhëtuar bashkë me makinë.

Egli tha se me të gjithë familjen e Olsit ka një marrëdhënie perfekte dhe se motrën e tij e ndjen si ta ketë më shumë si motrën e saj se sa kunatë. Këtu aktori i humorit shtoi se dhe ai shkon shumë mirë me vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën e se i do shumë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Partia republikane realizon takimin ne njesine numer 7 0 8

Gjate pasdites se sotme anetare te partise Republikane u mblodhen ne takimin e organizuar prane njesine numer 7 ne qytetin e Tiranes.

Te pranishem ishin nder te tjere edhe Blendi Sulaj, Famela Sullaj, si dhe anetare te tjere.

Arsyeja e mbledhjes ishte organizimi i metejshem i puneve ne lidhje me zgjedhjet e muajit prill.

Ne takim moren pjese edhe anetare te forumit rinor te partise Republikane.

Pritet te shohim ne ditet ne vazhdim ecurine e organizimeve te bera nga partia Republikane./albaniareport.al

Ups! Selena Gomez e mërziti aq keq Malumën, saqë ai na e tregoi të gjithëve! 0 10

Duket se dikush e mërziti Malumën, dhe shumë po shikojnë drejt Selena Gomez.

Këtë të premte, këngëtarja 28-vjeçare u bëri fansave një dhuratë me kthimin e saj në muzikë. Dhe ata që buzëqeshën më shumë janë fansat latinë, pasi kënga e saj e re është në spanjisht: De una vez.

Fabula e këngës flet për dhënien fund një marrëdhënieje dhe në vetëm 25 orë klipi i kapërceu 15 milionë shikime.

Ndërsa “selenatorët” janë super të emocionuar nga ky projekt dhe po praktikojnë spanjishten(ata që s’dinë), një reagim i Malumës ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke na bërë të dyshojmë se i drejtohet këngëtares amerikane.

Vetëm pak orë pas lançimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Pse fansat mendojnë se kjo i referohet Selenës?

Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”-i shkruante një nga fansat kolumbianit. Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Sakaq, në vitin 2018, Maluma ka thënë në një intervistë për një media braziliane se kishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse statusi i “pretty boy, dirty boy” i adresohet Selenës, por për momentin kjo është teoria që po qarkullon në rrjet. A do kemi një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen? Kurrë nuk i dihet./iconstyle