Nga lidhja e dashurisë te planet në ekran, Albana Osmani i rrëfeu të gjitha (FOTO LAJM) 0 60

Moderatorja e njohur Albana Osmani ishte e ftuara e ditës së sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe shqeto”, u foli për librin e saj të ri, jetën personale si dhe planet e ardhshme në televizion.

“Çika në betejë me intiligjencën artificiale” titullohet libri i ri i Albanës, për të cilin u shpreh:

“Çika në betejë me intiligjencën artificiale” është libri i sapo publikuar dhe njerëzit po e blejnë. Por çfarë më bën mua shumë të lumtur është fakti që po e pëlqejnë librin si përmbatje. Sigurisht çika ishte një gjetje nga ana ime nisur nga rrënjët e mia. Gjeta diçka se si e quajnë një vajzë dhe zgjodha pikërisht që të jetë emri i protagonistës, pra siç jam unë Albana ajo quhet Çika duke pretenduar se do të shkojë përtej kufijve, sikur po ndodh që për dy ditë do të jetë në Amazonë në gjuhën angleze dhe sërish vajza do të quhet Çika.”

Tashmë do ta shohim vetëm si shkrimtare, apo Albana do t’i kthehet sërish moderimit? Edhe për këtë ajo e ka një përgjigje:

”Nuk e ndiej veten larg televizionit. Me mendjen time përditë bëj nga një show dhe është më i miri. Çështja është se thjesht nuk e kam gjetur veten se ku do akomodohem. Aty ku isha gjërat ndryshuan dhe thjesht më duhet ose të rivendos raport aty, ose diku tjetër, ta nis në një formë tjetër. Po i peshoj gjërat si të jetë më mirë për mua. U vendosa çmime të larta televizioneve”.

Moderatorja gjithashtu ka folur dhe në lidhje me “Top Channel” ku ajo ka moderuar që në adoleshencë.

”Unë e dua Top-in jam rritur aty. Nuk do të isha kurrë një bukëshkalë që do të thosha një fjalë të gabuar. Dhe në qoftëse i përket një realiteti.Tani është një sistem tjetër që do të thotë nga një televizon ku kishte një lider i cili përcaktonte se kush nga moderatorët duhet të ishte në një sezon, tani janë bërë me vetësponsorizim. Do më duhet të ulem ta mendoj”.

Ndërsa për jetën private Albana la të kuptohet se ajo është në një lidhje, por thjesht i duhet të marr një vendim. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.