“Nga ky vit presim një bebe”, Fjolla Morina rrëfehet për lidhjen me Fisnikun dhe raportet me fëmijët e tij 0 47

Fjolla Morina ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të vitit që sapo lamë pas. Arrestimi i saj për trafikim armësh dhe më pas bërja publike e lidhjes me biznesmenin Fisnik Syla, e vendosi këngëtaren në qendër të vëmendjes mediatike. Fjolla dhe Fisniku kanë treguar se janë shumë të dashuruar e se presin të martohen, mirëpo shumë pak dihet se si ka nisur kjo lidhje dashurie.

Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, ka treguar Fjolla.

Ajo është shprehur se të dy bashkë e kanë ditur se lidhja e tyre do të ishte shumë jetëgjatë dhe ka ndarë një histori interesante.

Të dy bashkë e kemi menduar. S’e harroj një ditë kur ishim në një ishull në Spanjë. Hodhëm të dy nga një gur në ujë dhe kishim menduar të njëjtën dëshirë që të jemi bashkë përgjithmonë, në të mirë e në të keq, deri në vdekje. Kur më vonë, pas disa muajve, pyetëm njeri-tjetrin, Fisniku kishte menduar të njëjtën gjë ashtu si unë”, ka thënë Morina.

E pyetur në lidhje me faktin se si e kanë pritur dy fëmijët e Fisnikut lidhjen me të, Fjolla është përgjigjur: “Fëmijët janë të shenjtë në jetën tonë. Është shumë e rëndësishme që fëmija të rritet me dashuri dhe kujdes të madh”. Ajo ka shtuar se i ka njohur fëmijët e Fisnkut, ndërsa me dy vajzat e saj e ka prezantuar që në fillim të lidhjes. Këngëtarja është shprehur se nuk ka pasur nevojë t’ju japë shumë shpjegime të bijave dhe se ato kanë krijuar një raport shumë special me Fisnikun.

Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, ka treguar Fjolla.

Ajo ka shtuar se nga 2021 presin një bebe.

Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, është shprehur Morina./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 8

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.

Si duket trupi i Sarës, pas lindjes se Poem Blu?Ja ku e keni një FOTO të sajëj, to vetëm me bikini! 0 8

Pas lidhjes me reperi me njohur, Ledri Vula dhe pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka bërë për vete publikun shqiptar. Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer shumë shpejt në formën e duhur.


Sara vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi na ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.


Vetëm në bikini; trupi i Sarës është “on fleek”, në super formë. Siç mund ta shihni në foton më poshtë.