Nga fshehja e parave në kamion gjatë qëndrimit në Bergamo tek trafiku i drogës, detaje nga sekuestrimi i 300 mije eurove në portin e Durrësit 0 29

Një ditë pas sekuestrimit të 294 mijë eurove në Portin e Durrësit, detaje të reja dalin në dritë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se në pranga ra shtetasi Ferdinant Murikaj, shoferi i kamionit ku u gjet sasia e eurove. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronari i kamionit, ndërsa është proceduar penalisht Aldo Lika. 

Të dyshuarit për këtë ngjarje kanë dëshmuar se nuk kishin dijeni për paratë që ishin në kamion, i cili ishte nisur me mallra nga Durrësi drejt Bergamos së Italisë, dhe se kur u kap ishte duke u kthyer për në vendin tonë. Mësohet se pasi kamioni pasi ka shkarkuar mallin në Bergamo, është nisur drejt Shqiperisë, ku destionacion kishte Lushnjën.

Mes të tjerash bëhet e ditur se pakot eurove që u gjetën në kamion kanë pasur kode të ndryshme, ndërsa ka dyshime se paratë janë ngarkuar në Bergamo për në Shqipëri. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se ka dyshime që këto para të jenë përfituar nga trafiku i drogës. /BW #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit 0 1

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 5

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.