Nga fotot, denoncimi, marrëdhënia seksuale me Anën, te lidhja me modelen, Arjoni flet TROÇ: S’jam… 0 61

Arjoni dhe Serena, çifti më i ri i showbizit ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “N’Kosovë show”, ku folën më gjatë për lidhjen e tyre, si janë njohur dhe planet për të ardhmen. Arjoni tregoi se me Serenën është takuar menjëherë pasi doli nga “Përputhen” dhe ajo i ishte prezantuar si “Mbretëresha e Twerkut”. Arjoni u shpreh se që në takimin e parë kuptoi që Serena ishte partnerja që kërkonte.

Ndërsa modelja tregoi se e kishte pikasur Arjonin që kur ishte në “Përputhen” dhe i kishte pëlqyer shumë pamja dhe karakteri i tij.

“Tek Serena më pëlqen bukuria, format trupore, zgjuarsia dhe që i ka të buta (i referohet të pasmeve)”, tha Arjoni.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” tregoi se ata janë 24 orë bashkë dhe nuk ndahen për asnjë moment.

I ftuar në “n’Kosovë Show”, Arjoni ka treguar se ende nuk ka asnjë njoftim për ndonjë padi të ngritur ndaj tij, megjithëse është interesuar së bashku me avokatin e tij.

Është penduar për foton e publikuar? Sigurisht që jo. Madje, Arjoni tregon se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.