Nevina Shtylla apo Bora Zemani? Ina Kollcaku HABIT me përgjigjen dhe duket se qenka zënë KEQ me moderatoren! [FOTO] 0 128

Ina Kollçaku ishte një nga të ftuarat e të shtunën mbrëma në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Në sfidën “Dilema” përballë deputetes Dude Balje; Ina habiti të ftuarat me zgjedhjen e saj mes Nevina Shtyllës dhe Bora Zemanit si prezantuesen më të mirë.

Teksa skuadra kundërshtare duhet të gjininë se cila ishte zgjedhja e Inës; ato gabuan me përgjigjen e tyre. Kjo pasi zgjodhën Nevinën si përgjigje, ndërsa Ina zgjodhi Borën si moderatore më të mirë.

Epo si duket mes Inës dhe Nevinës gjërat nuk qenkan aspak mirë, pasi në sfidën “Ndaje ose tundu” në “Shiko Kush LUAN” u zbulua se në koridoret e Top Channel përflitet për një zënkë mes dyshes. Këtë gjë na la të kuptonim edhe Ina teksa tha se “nuk merret me llafe koridoresh” dhe këto zënka nuk i bën për “show” ndryshe situata me Nevinën do ishte marrë vesh me kohë.

Tani po që kuptojmë pse Ina zgjodhi Borën si prezantuesen më të mirë të “Për’puthen”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.