Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, TIA: Karantina në Shqipëri nuk është detyrim për udhëtarët që vijnë nga Britania 0 21

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë pas një periudhë gjatë pezullimi të fluturimeve. TIA ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh

Në njoftimin e TIA-s nënvizohet ndër të tjera se të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar.

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dita e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj: Momenti i sprovës së madhe! Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar 0 16

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Ai shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë andaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

POSTIMI I PLOTË
Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

 

 

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje. ⚖️

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj.
Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit.
Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar!💪

Xhafaj Fb

Aksident i rëndë në Lushnje, makina futet në parakalim dhe përplas të moshuarën që po kalonte rrugën (EMRAT-FOTO) 0 14

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e saj. Ajo është identifikuar si Ganimete Musaku dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ka qenë një mjet tip “Ford”, i drejtuar nga shtetasi Igli Rama ai që ka shkaktuar aksidentin, pasi është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur gruan që ka qenë duke kaluar rrugën.

Pamje nga vendi i aksidentit ne Lushnje