Nensi Dojaka, një shqiptare për herë të parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton 0 15

Nensi Dojaka është shqiptarja që për herë  të parë i bashkohet shtëpisë prestigjoze të modës Louis Vuitton. Të jesh pjesë e 20 stilistëve më të mirë në mbarë botën dhe sidomos në këtë markë botërore është padyshim një mundësi e rrallë.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër dhe me koleksionin e saj të modës ka arritur të shkojë në gjysmë finalen e ‘LVMH Prize’. Koleksioni do të vlerësohet nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë do të përfshihen edhe votat nga publiku, pasi sfilada do të mbhet online për shkak të rregullave anti-COVID.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Ç’po ndodh?! Juli e pyet nëse do rikthehej prapë në Përputhen, Tea i jep këtë përgjigje! 0 4

Tea Trifoni është një prej ish kandidateve të “Përputhen” që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo është përfolur së fundmi për shkak të ndarjes nga Bearti, një ndarje që është shoqëruar me debate dhe akuza të ndryshme.

Vetë Tea sqaroi se motiv ishte xhelozia e Beartit i cili sipas saj e ndiqte kudo. Ndërkohë së fundmi Tea ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët janë interesuar për jetën e saj personale dhe ndër të tjera ka rënë në sy një pyetje që i ka drejtuar Juli.

Ky  fundit e ka pyetur Tean nëse do të futej sërish në “Për’puthen” dhe kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë.

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, i është kthyer ajo dhe sicc duket nuk e paska në plan momentalisht.

173042443_507854890221475_272001068770455543_n.jpg