Nënë e dy fëmijëve, ja kush është 53-vjeçarja që u gjet e mbytur në liqenin e Banjës (EMRI-FOTO) 0 43

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Gramsh, ku një 53-vjeçare u gjet e mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Bëhet me dije se gruaja që është gjetur e pajetë është Lumturi Zogu 53-vjeçe, nënë e dy fëmijëve.

53-vjeçarja vuante nga depresioni, raporton Endri Mema, për newsbomb.al. Mësohet se viktima kohët e fundit i ishte nënshtruar një operacioni në zemër dhe kjo e kishte rënduar akoma më shumë gjendjen e saj mendore.

Viktima jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili edhe ai është i sëmur. Policia dhe zjarrfikësit janë njoftuar nga i shoqi.

Sipas informacioneve të para rezulton se viktima është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit dhe sapo është parë mungesa e 53-vjeçares është njoftuar policia.

 Trupi i pajetë i 53-vjeçares është gjetur disa metra larg shtëpisë.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Screenshot_14.png

Screenshot_15.png

 

 

 

(NewsBomb)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 9

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni 0 4

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të postimeve në rrjetete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.