Në vitin 2020, zonat rurale ende nuk kanë Internet! Të dhënat e fundit tregojnë se mbullimi i territorit nga kompanitë celulare ka dështuar! 0 9

Mbulimi i zonave të veçanta të vendit me rrjet të shërbimeve celulare mbetet një problem ende në vitin 2020. Bëhet fjalë kryesisht për zona larg kryeqytetit dhe qyteteve të mëdha, ku operatorët nuk kanë interes ekonomik për të vendosur rrjetet e tyre të shërbimit, për shkak të numrit të pakët të abonentëve.

Megjithëse mbulimi me shërbim duhet të mbyllej brenda vitit 2016, ende sot pjesa më e madhe e këtyre zonave nuk janë mbuluar me shërbim dhe vendimi i Këshillit Drejtues të AKEP nuk është zbatuar.

Për rikujtesë në vitin 2015, Këshilli Drejtues i AKEP-it, nxori vendime të posaçme që operatorët e telefonisë celulare të zbatonin detyrimet për mbulimin me shërbime broadband të zonave me dendësi të ulët dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar në zona të caktuara.

Zonat rurale pa Internet

Ndonëse sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), interneti ka depërtuar në rreth 60% të familjeve shqiptare, e theksuar ngelet diferenca në normat e penetrimit mes zonave urbane dhe atyre rurale.

Sipas AKEP, në qendrat urbane shërbimi i internetit ka arritur në rreth 25% të popullsisë, ndërsa në zonat rurale, penetrimi është në nivele shumë më të ulëta, me vetëm 5%. Diferencat janë gjithashtu mjaft të thella mes qarqeve të ndryshme të vendit. Tirana ka normën më të lartë të penetrimit të internetit në popullsi, me rreth 37%, ndërsa Dibra ka më të ulëtin, me 12%.

Vlen të theksohet se ky është një problem me ndikim social dhe ekonomik, në një kohë kur shërbimet po lëvizin gjithnjë e më shumë drejt kanaleve dixhitale. Mbulimi i dobët me linja fikse nuk është arritur të kompensohet plotësisht as me zgjerimin e rrjeteve 4G të komunikimeve celulare. Sipas AKEP, mbulimi me rrjete 4G ka arritur në rreth 73% të territorit vitin e kaluar, ndërsa mbulimi i popullsisë ka arritur në rreth 95%.

Me pushime në Ksamil, në telefon valët e “Vodafone Greece”

Qytetarë të shumtë kanë denoncuar faktin gjatë verës faktin se në plazhe të ndryshme ka mungesë të herë pas herëshme të valëve të telefonisë celulare të operatorëve shqiptarë dhe futje automatikisht të valëve të operatorëve grekë.

Edhe në denoncimet e ardhura në “iconstyle.al” qytetarët tregojnë se janë përdorues të “Vodafone Albania”, por në vende të caktuara nuk kanë valë në telefonat e tyre.

Për shembull, një qytetar ka denoncuar se si në valët e tij të telefonit, janë futur ato të “Vodafone Greece”, ndonëse ai ndodhej duke pushuar në bregdetin e Ksamilit, në Sarandë.

Një tjetër qytetar, thotë se valët e Vodafone Albania nuk funksiononin fare as në Prespë dhe gjithçka në telefonin e tij kishte ndryshuar duke përfshirë edhe orën, teksa mesazhet për të aktivizuar paketat Roaming(me të cilat do merremi në vijim) vërshojnë në telefonat e tyre.

Përse ndodh kjo dhe abuzimi që po ju bëhet!

Një ndër arsyet e ndërprerjes së shërbimit të telefonisë celulare në disa zona të caktuara është mungesa e antenave nga operatorët shqiptare, kur nga ana tjetër antenat e operatorëve greke janë të pozicionuar edhe përballë këtyre zonave, e cila bën të mundur mbulimin e të gjithë vijës tonë bregdetare jugore, si rrjedhojë ndodh kalimi automatikisht në roaming.

Një tjetër arsye është edhe vendndodhja e pabarabartë e stacioneve bazë për shkak të karakteristikave gjeografike ose karakteristikave të tjera të zonës.

Kjo është kundër kushteve të Autorizimit dhe Rregullores mbi Cilësinë e Shërbimit dhe konsiderohet shkelje administrative për të cilat jepen masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

AKEP nuk ndërhyn

Vetë AKEP-i nuk ka ndërmarrë asnjë masë për adresimin e problemeve të hasura dhe për moszbatimin e vendimeve të saj.

Duke marrë shkasë nga shqetësimet e shumta të ngritura edhe nga turistët që shkojnë në këto vende, duhet thënë se kjo çështje prek edhe turizmin, pasi vizitorët janë të detyruar të aktivizojnë paketat roaming.

Edhe në këtë drejtim mund të themi se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), nuk e ka përmbushur me efektivitet mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare pasi nuk janë arritur rezultatet e pritshme, dhe ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim me qëllim ofrimin e shërbimit kudo në territorin shqiptar./Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim 0 8

Vazhdojnë largimet nga strukturat e LSI, me drejtuesit që japin dorëheqjen pasi shprehen të pakënaqur për ato çfarë kanë marrë në këmbim për kontirbutin e dhënë.

127166988_860994141341944_722352697371602246_n_1.jpg

Pas largimit të kryetarit të LSI në Laprakë Gentian Arapaj dhe kreut të LRI Qamil Nureci, së fundmi është larguar edhe ish-kryetari i LSI në Vaqarr, koordinator i qarkut të Tiranës, Olger Sanxhaku.

Sanxhaku ishte pjesë e strukturave të LSI që prej 15 vitesh, duke e filluar si anëtar në vitin 2006, kryetar i njësisë administrative Vaqarr në 2017 dhe duke e përfunduar në vitin 2020 si koordinator i qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sanxhaku shprehet se kontributi i tij në këtë parti nuk është vlerësuar, ndërsa shton se në këmbim të gjithçkaje ka marrë vetëm mosmirënjohje dhe arrogancë.

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Monika Kryemadhin: Jap dorëheqjen! Ndihem i fyer! 0 9

Kryetari i LSI-së në Laprakë Gentian Arapi, ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga partia e Monika Kryemadhit. Për 6 vite shkuan ai kjo njësi mori rezultate të paarritura më parë, por besimi i tij, i familjarëve dhe i gjithë njerëzve që e mbështetën u thye përballë arrogancës.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja”, – shkruan Arapi ndër të tjera.

“Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.

I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.

Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.

Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.

Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.

Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.

Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.

Me respekt Genti!”, – shkruan ai në rrjetet sociale./lajme.al