“Në qiell të hapur”, i riu nga Vlora apelon për ndihmë: Rrëshqitja e tokës më shkatërroi banesën (VIDEO) 0 29

Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme me rrëshqitjen e dherave edhe në Babicë të Madhe të Vlorës.

Një qytetar i quajtur Dritan Aliraj kërkon ndihmë pasi ka mbetur bashkë me dy prindërit në qiell të hapur.

Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar rënien e disa pemëve sipër ndërtesës ku banonte familja prej 3 anëtarësh. Ata shprehen se kanë frikë të kthehen brenda nga frika se mos i zë poshtë.

 

Dritani thotë se autoritetet kanë ardhur për inspektim dy ditë më parë, por që nga ajo ditë asgjë nuk është bërë për ta.

 

 

“Jemi në qiell të hapur, ju lutemi na ndihmoni”,- thotë ai.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.