Në një lidhje dashurie me Young Zerkën? Kiara Tito përgjigjet publikisht: Fitova simpati…[FOTO] 0 41

Moderatorja simpatike Kiara Tito ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu eksperiencën me covid-19 dhe sqaroi thashethemet për një lidhje dashurie me këngëtarin Young Zerka.

Tito tregoi se “beteja” me virusin ishte shumë më e vështire psikologjikisht sesa fizikisht. Thënë këtë, ajo pranoi se ato dy javë qendrimi vetëm e bënë të reflektojë shumë rreth gjithë ç’ kishte bërë gjatë këtij viti.

E një ndër reflektimet e moderatores lidhej edhe me Young Zerkën, për të cilin ajo vetë pranoi se këtë vit ka ndryshuar mendim.

“Duke qenë se u përfol edhe në lajme, mund të them se Young Zerka është një person për të cilin kam ndryshuar mendim. Në lajme është përfolur për një histori me të, por nuk kemi asgjë. Unë e kam njohur tek Luana dhe fitova simpati për atë personazh. Ishte një djalë shumë i edukuar”, tha ajo, mirëpo e qeshura nuk iu nda për asnjë sekondë.

fg.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 4

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 5

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.