Në kujtim dhe respekt të mikut tonë MARKO BELLO 0 73

Deputetë dhe ish deputetë të Kuvendit, ministra dhe ish ministra, anëtarë të Grupit të Lutjeve, dhe kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën në një mëgjes përkujtimor, për ish Ministrin dhe deputetin Marko Bello, i cili humbi jetën pak kohë më parë nga CoViD-19.

Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian.

Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni.

 

1- Fatmir Mediu
2- Besnik Mustafaj
3-Namik Dokle
4-Arta Dade
5-Pandeli Majko
6-Elona Gjebrea
7-Blerina Gjylameti
8-Damjan Gjiknuri
9-Ridvan Bode
4-Agron Duka
10-Ndre Legisi
11-Kastriot Islami
12-Gazmend Bizhga
13-Paskal Milo
14-Albert Caci
15-Arjan Starova
16-Mimoza Hafizi
17-Neritan Alibali
18-Sherefedin Shehu
19-Silva Bello
20-Arben Malaj
21-Gerti Bogdani
22-Vali Leskaj
23-Ilirjan Celibashi
24-Arjan Madhi
Si dhe kolege te tjere

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.