
Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e një aksidenti, të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ku u përplasën dy shtetase nënë e bijë, një 60 vjeçe dhe një 33 vjeçe.
Policia e arrestoi të riun, pasi njëra prej të aksidentuarave ndërroi jetë në spital.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
(BalkanWeb)