“Në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë”, Manastirliu: Arsyet pse duhet të votoni PS-në më 25 prill 0 30

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte këtë mëngjes në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24, ku foli për procesin e vaksinimit dhe fushatën elektorale.

Duke u ndalur te fushata dhe njësia që ajo përfaqëson në Tiranë, Manastirliu u shpreh se është nder dhe krenari të jesh pjesë e skuadrës së PS, për të çuar punët e reformat përpara dhe për të zgjidhur problemet e shqiptarëve.

“Është nder të jesh përfaqësuese e popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Unë kandidoj për herë të dytë në Qarkun Tiranë. Të jesh pjesë e skuadrës së Tiranës e PS është nder dhe krenari për gjithë ekipin tonë, për atë që duam të bëjmë, për të çuar punët e reformat përpara dhe për të zgjidhur problemet e shqiptarëve. Unë jam e kënaqur që më është dhënë mundësia, që edhe pse në punë intensive në menaxhimin e pandemisë, të gjejë kohën për të qenë pranë qytetarëve. Çdo takim është bërë nën masat e koronavirusit. Kjo është një kohë e mirë për të bërë bilancet se çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë në mandatin tjetër qeverisës. Por, jetën e qytetarëve nuk e vëmë në rrezik. Organizimi elektoral dhe vendosja në zona të caktuara është në kuadër të një strategjie të bërë nga forca jonë politike. Edhe sikur të mos isha në të njëjtën njësi, unë do bëja të njëjtën gjë, duke qenë pranë qytetarëve”, tha Manastirliu.

Pjesë nga intervista:
Për çfarë krenoheni ju?
Radhiten reforma të rëndësishme, duke nisur nga transformimi i sistemit shëndetësor, reforma në arsim, reforma në drejtësi, por edhe gjithë infrastruktura e përmirësuar.

Çfarë premtoni në mandatin e tretë?
PS vjen me një program të qartë, me një agjendë të konsoliduar të Shqipërisë 2020-2030. Vjen me një plan të qartë, i cili konsolidon bazat për të gjitha reformat e nisura. Ne do të vijojmë me programin e vaksinimit masiv të popullatës. Do vijojmë të transformojmë sistemin shëndetësor, të finalizojmë programin e rindërtimit për të shëruar të gjitha plagët e tërmetit, të krijojmë më shumë mirëqenie për qytetarët.

Çfarë do të bëhet për turizmin?
Ne duam që sezoni turistik të jetë i lehtësuar nga masat, por ne do vijojmë të krijojmë bazat për të vaksinuar të gjithë punonjësit e sistemit të hotelerizmit, në mënyrë që të kemi një sistem sa më të mbrojtur. Kemi një plan konkret me këtë, ne duam ta fillojmë që këtë fundjavë, për të vijuar me vaksinimin masiv të të gjithë atyre që shërbejnë në hoteleri.

Si qëndron situata me vazhdimësinë e vaksinimit?
Ne bazohemi në atë që thonë ekspertët tanë. Duke i nisur nga ekspertët, ne marrim vendim. Deri tani nuk është konfirmuar asnjë shkak-pasojë me vaksina në popullatë. Çdo vendim merret në bazë të shkencës.

A po përdoret vaksinimi për fushatë?
Absolutisht jo. Shëndeti i njerëzve është në majën e piramidave për ne, jeta dhe kujdesi për shëndetin është i pari. Ne do vazhdojmë të mbrojmë sa më shumë jetë njerëzish. Ne do të vijojmë me vaksinimin e +60 dhe me vaksinimin e grupmoshave të rriskuara. Këto ditë përmbyllim vaksinimin e policëve. Gjithashtu mësuesit, që tashmë po finalizohen. Kemi përfunduar mjekët, infermierët e punonjësit e sistemit shëndetësor. Do të vijojmë vaksinimin e gazetarëve dhe operatorëve. Do të vijojmë, ndërkohë, brenda fundjavës, edhe me vaksinimin e të gjithë atyre që shërbejnë në hoteleri, pra operatorët turistikë.

Janë vaksinuar pa radhë kandidatët për deputetë?
I gjithë procesi është menaxhuar nga mjeku i familjes. Janë këta të fundit që përcaktojnë radhë te qytetarëve, që duhet të kryejnë vaksinën. Ndaj bëj apel për ata që iu ka ardhur mosha dhe që nuk janë kontaktuar nga mjeku i familjes, që të aplikojnë për vaksinën. Kemi vendosur mjekun e familjes në qendër, sepse ai disponon gjithë të dhënat për qytetarët dhe vlerëson se kush duhet përfshirë i pari.

Si ju kanë pritur pensionistët?
Buzëqeshja e gjyshërve është rikthyer pas një viti në tension. Që kur ka filluar vaksinimi i gjyshërve, ka një dritë shprese në sytë e tyre. Ata e kanë përjetuar më shumë këtë situatë, sepse ju është dashur të rrinë larg familjarëve të tyre. Ka qenë grupi që është kujdesur shumë. Fushata e vaksinimit që tani ka nisur dhe nuk ndalet do të ofrojë shpresë për ta.

Po shpresë për rritjen e pensionit do të ofrojë?
Në programin tonë është e prekshme. Është konsoliduar gjithë paketa e mbështetjes me pension për gjyshërit e gjyshet. Por jo vetë pension, por edhe bonus në fundvit, ku ne kemi thënë që do ta dyfishojmë.

A keni një mesazh për elektoratin tuaj?
Dita 25 prill nuk është thjesht një ditë për të zgjedhur një qeveri, por është dita për t’i dhënë besimin një ekipi, që do të çojë përpara punët e Shqipërisë, projektet dhe reformat, dhe vetëm ekipi i PS, skuadra e saj, kryeministri Rama, mund të ndërtojë të ardhmen e fëmijëve tanë, mund të ndërtojë Shqipërinë që ne duam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 10

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.