Në 3 muaj, tetor-dhjetor 2020, emigrantët sollën 203 mln euro 0 13

Pas një rënie të fortë në muajit e izolimit, dërgesat nga emigrantët kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2010, në tre muajit e fundit të vitit. Në periudhën tetor-dhjetor 2020 emigrantët kanë sjellë 203 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë në total gjatë vitit të kaluar emigrantët sollën 673 milionë euro, ose 29 milionë më pak se në 2019.

Vitet e fundit por kryesisht periudhën e izolimit nga virusi u duk se migrantët i kishin harruar të afërmit e tyre në Shqipëri. Por Banka e Shqipërisë raporton se dërgesat e tyre në tremujorin e fundit të vitit arritën në nivelin më të lartë që nga viti 2010.

Konkretisht për tetor-dhjetor 2020 emigrantët sollën 203 milionë euro nga 182 milionë euro që sollën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Niveli më i lartë i fundit në prurjet valutore ishte në vitin 2010 kur emigrantët sollën 219 milionë euro.

Kjo rritje lidhet edhe me faktin se disa shtete dolën nga izolimi, dhe rifilluan normalisht aktivitetin e tyre, të ndihmuar edhe nga procesi i vaksinimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.