Ndryshon komplet formacioni i Shqipërisë, Reja kthen Uzunin, Dokën dhe… 0 21

Reja pritet të bëjë ndryshime të mëdha në krahasim me formacionin që përdori kundër Andorrës, përveç Kumbullës që nuk është i disponueshëm për shkak dëmtimi, pritet të jetë jashtë edhe Lenjani, Memushaj, dhe dyshja e sulmit Cikalleshi dhe Manaj.

“Panorama Sport” ka zbuluar formacionin se si pritet të luajë Shqipëria kundër Anglisë, me një modul të ri nga 3-4-1-2 në 5-4-1.

Në portë pritet të jetë Berisha, mëm pas mbrojtja pritet të përbëhet nga Doka në të djathtë, në qendër Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe në të majtë Hysaj. Mesfusha është me Uzunin, Baren, Laçi, Kamberi dhe në sulm i vetëm pritet të jetë Broja.

FORMACIONI I MUNDSHËM –

MODULI – 5-4-1

Panorama Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Golat e Mbappé e një super Neymar: tani Psg beson vërtetë tek Champions 0 5

Parisi tani mund të ëndërrojë. Revanshi i finales së vitit të kaluar u konsumua me mjete jo të përshtatshme për futbollin e Pochettino, por të shkosh përpara në Champions League vlen më shumë se çdo koherencë taktike. PSG u desh të përballonte me invazionin e parashikueshëm bavarez dhe e bëri këtë duke përdorur një armë që demonstron se sa të pakufishme janë potencialet teknike të një skuadre që tani ka mundësinë e shkëlqyer për të marrë në shtëpi atë kupë që i shpëtoi një vit më parë vetëm për nga goli i Coman.