Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Zbulohet opinioni i ”Venecias”: Ndryshimet në Kushtetutë, jashtëzakonisht të nxituara 0 19

Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.

Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkon një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar

“Procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”.

Po ashtu Komisioni i Venecias bën të qartë se është detyra e Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, prandaj është me rëndësi që ajo të jetë funksionale.

“kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale. Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme.”.

Për sa i përket mungesës së konsensusit nga palët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Venecias thotë se ato i miratuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit.

“Ndërsa nuk bie brenda mandatit të Komisionit të Venecias dhe ODIHR për të hetuar negociatat politike të cilat mund të jenë kryer në prapaskenë dhe që çuan në miratimin e ndryshimeve të 5 tetorit, ne nuk mund të mos shprehim keqardhjen edhe një herë që ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit, madje duke supozuar se objekti i ndryshimeve ishte diskutuar më parë me opozita jashtë parlamentare. Demokracia e qeverisur nga shteti ligjor nuk ka të bëjë vetëm me respektimin formal të procedurave që lejojnë shumicën për të qeverisur, por edhe rreth diskutimit dhe shkëmbimit kuptimplotë të pikëpamjeve midis mazhorancës dhe opozitës” – shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias.

REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:

Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.


Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:

Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet./BW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Koordinatori i LSI në Vorë publikon letrën për MSH: Mjekët dhe infermierët ankohen se u mungojnë dorezat, maskat dhe dezinfektantët 0 5

Koordinatori i LSI, Vojo Bregu ka publikuar një letër të mjekëve dhe infermierëve të Vorës për Ministren e Shëndetësisë.

Në letrën e publikuar nga Bregu, mjekët e infermierët ankohen se nuk kanë dorëza, maska e dezinfektantë.

Ai akuzon qeverinë se mjekët dhe infermierët sot përballen me një sistem të korruptuar që ka lënë pa mjete mbrojtëse vijën e parë, por kjo do të ndryshojë kur të gjithë të flasin hapur.

 

 

 

STATUSI NGA VOJO BREGU

NA MUNGOJNE DOREZAT DHE DEZINFEKTANTET!

Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë.

Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar nje ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen per apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur.

Si mjekët dhe infermierët e Vorës.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Mesazhi i fshehur brenda këngës së re të Selena Gomez 0 2

Fustani me të cilin, këngëtarja u shfaq në videoklipin e këngës “De Una Vez” nuk është thjesht i bukur. Përzgjedhja e veshjes ka disa mesazhe të fshehura.

Selena Gomez publikoi këngën spanjolle në 14 janar.

Fustani me ngjyrë rozë të ëmbël, me printim lulesh dhe zemrën e ndezur në qendër, mbart kuptimin temës së videoklipit spanjoll të Selenës, e bërë për këdo që i “ka thyer zemrën”, të cilën ajo e zbuloi në një intervistë për Vogue.

“Nëse do të zhytesha plotësisht në një projekt të frymëzuar nga kultura latine, do të doja të punoja me krijues vendas që flasin spanjisht,” shpjegoi Selena për revistën.

Pra, këngëtari i “Same Old Love” u kthye në ekipin krijues/ çifti i martuar Tania Verduzco dhe Adrian Perez, të cilët e dinin se si veshja e Selena mund të reflektonte kulturën meksikane të këngëtares dhe aktores. “Ne donim të luanim me gjuhë dhe imazhe të fuqishme. Ne krijuam zemrën që e quajmë Milagro në kulturën meksikane, dhe drita e saj të jetë një metaforë për shërimin gjatë gjithë historisë”, shpjegoi Tania.

Ashtu si zemra, edhe lulet në fustanin Rodarte kishin një kuptim më të thellë. “Ne dëshironim të kishim këto lidhje, të krijonim këtë pamje dhe të luanim me lulet mahnitëse, por duke e sjellë më moderne dhe aktuale“, vazhdoi Tania. “Lulet në veshje, në flokë dhe brenda videos  lidhen me këtë ide të rinovimit.”

“Unë e dua rolin që natyra luan në video dhe se si ajo përfaqëson shërimin dhe rritjen”, shpjegoi Selena. “Shpresoj që mesazhi i shpresës të vijë pas pranimit të dhimbjes dhe lëndimit.” Këngët e Selenës për thyerjen e zemrës kanë bërë jehonë për miliona fansa, pas ndarjes së saj me Justin Bieber, në fillim të vitit 2018. Shumë fansa besuan se kjo ndarje ishte burimi i frymëzimit i rikthimit të saj në këngë, me “Lose You To Love Me”, në janar 2020.

“De Una Vez” është kënga e parë e Selenës në spanjisht.